Kadri Veseli e mohon, por Rrahim Hashimi shihet me të gjithë njerëzit e afërt të tij

Politika

Kadri Veseli e mohon, por Rrahim Hashimi shihet me të gjithë njerëzit e afërt të tij

Më: 23 maj 2019 Në ora: 14:07
Rrahim Hashimi

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, po thotë se është i gatshëm të japë dorëheqje nëse vërtetohet se ka qenë i përfshirë në aferën e fajdeve të udhëhequr nga krye mafiozi nga Mitrovica, Ismet Osmani.

Pa sqaruar se a është njohur me këta persona, ai zgjodhi që ta kritikojë edhe sistemin e drejtësisë.

Veseli ka lënë pa sqaruar pse një nga pjesëtarët e partisë së tij është i përfshirë në rast, e as pse fytyra të njohura të partisë janë parë tërë kohën në shoqërim të tij.

Në shtator të vitit 2017-të, një nga personat e dyshuar për përfshirje në fajde, mashtrim e detyrim, Rrahim Hashimi, që njëherësh është edhe anëtar i Partisë Demokratike të Kadri Veselit, pati publikuar një fotografi me mbishkrimin “Fuqia e një ekipi nuk matet sa herë rrëzohet, por se sa herë ngritet”.

Ata që Hashimi, i njohur mirë nga organet e drejtësisë, i konsideronte ekip, janë persona të afërt me krye parlamentarin Kadri Veseli, edhe ky i përmendur si përfitues në aferën e fajdeve.

Zëvendësministri Bujar Cakolli, deputeti Hajdar Beqa dhe anëtari i PDK-së, Artan Nimani shihen në krah të tij.

Fotografi si ajo e vitit 2017-të ka edhe disa të tjera, e Hashimi gjatë tërë kohës shihet me fytyra të njohur të Partisë Demokratike.

Rrahim Hashimi që është i vetmi person që u lirua nga paraburgimi nga grupi i fajdeve, dikur madje kishte apsiruar kandidaturën për të parin e PDK-së. Ky ishte tërhequr duke thënë se i besonte udhëheqjen Kadri Veselit.

Sot, në anën tjetër, kryeparlamentari e kreu i PDK-së, Kadri Veseli tha se nuk ka asgjë lidhje me personat që kanë të bëjnë me këtë rast, derisa, paralajmëroi padi edhe për ata që ja kanë përmendur emrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat