Profesori i shkencave politike jep fakte tronditëse për PDK-në e Kadri Veselit, ja me cilën parti e krahason

Politika

Profesori i shkencave politike jep fakte tronditëse për PDK-në e Kadri Veselit, ja me cilën parti e krahason

Nga: D. B. Më: 23 maj 2019 Në ora: 20:02
Kadri Veseli

Ideja apo iniciativa për formimin e një Tribunali nga Kadri Veselit  për ti ndjekur serbët për krimet e luftës në Kosovës, sikur të bëhej menjëherë pas luftës do të ishte gjëja më globale, por kjo sikur nuk ndodhi gjatë periudhës së misionit ndërkombëtar, por ndodhi pas pavarësisë , pra pas vitit 2008 sërish do të kishte efekte shumë pozitive.

Kështu ka vlerësuar profesori i shkencave të politikes, Jeton Kelmendi i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë  se iniciativa apo

“Në qoftë se nuk do të mund ta arrijë qëllimi i kësaj Gjykatë, të paktën Kosova do ta dinte saktësisht për dëmet e bëra, nga viktimat e deri tek dëmet materiale. Por kjo nuk ka ndodhur, sepse as Kadri Veseli e as Hashim Thaçi dhe asnjë nga liderët e deritanishëm nuk e kanë marrë këtë punë seriozisht për faktin se nuk i ka prekur shumë kjo tragjedi dhe dorën në zemër ketë nuk janë lider nacional. Mendoj se kjo përpjekje e tanishme e Kadri Veselit me kaq trumbetim të madh, nuk është asgjë tjetër veç një bytërijnë e tij, sa për të gjetur një pjesë të opinionit për a mashtruar, pra edhe një mashtrimi i radhës se ka një krizë”, është shprehur profesor Kelmendi.

Image
Jeton Kelmendi

Ai ka theksuar, se sipas burimeve ndërkombëtare të sondazheve PDK ndodhet në vota të pakta mbi 16 për qind në sondazhe, që është e afërt me Aleancën e familjes Haradinaj, diku rreth tre të katërve.

“Prandaj në këtë panik nuk ka më aleatë dhe i duhet me zor ta mbajë familjen Haradinaj dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, dhe nuk di se si të provoj diçka. Por më saktë ky opinion me kaq trumbetim është sikur kur dëshiron ti thotë Serbisë “ruaja se po dua me të sulmua”, sikur ajo loja e shahut kur i tregon me figura, ruaju nga ky pozicion se do të sulmojë nga ky pozicion”. Pra as Kadri Veseli e as Hashim Thaçi e asnjëri nga liderët politik nuk kanë nevojë që të bëjnë bytërijnë nëpër media, se do ia bëjmë kështu, e do i themi kështu. Ajo është më shumë një deklaratë primitive se kemi kapacitet për ti arrestuar etj. Por pyetja lind se përse nuk i kanë arrestuar deri më sot, por flasin në hapësirë do ia bëjmë, e do ia themi. Pra këto deklarata janë më shumë deklarata primitive se gjoja kanë kapacitet për ti arrestuar. Por këtë lider janë duke i ndihmuar Serbisë që ata të krijojnë hallka që të na padisin neve”, ka thënë Kelmendi.

Ai ka thënë se po të ishin aq patriotë e të sinqertë ,Veseli, Thaçi e Haradinaj, të paktën kur është bërë Gjykata Speciale për krimet e supozuara të UÇK-së aty do të futej edhe një pjesë, ku do të kushtëzohej Bashkësia Ndërkombëtare që në këtë Gjykatë që është në Hagë do të gjykoheshin edhe serbët e jo vetëm shqiptarët.

“Prandaj mendoj se kjo është një qyqarllak i Kadri Veselit për ti mbuluar dështimet e tij me mos zbërthimin e opinioneve asgjë më shumë. Thjesht Kosova ka nevojë ti regjistrojë të gjitha dëmet, edhe nëse nuk e paditë kurrë Serbinë sepse këto deklarata nuk bëhen  duke bërtitur nëpër media, por bëhet duke krijuar dikaster të posaçëm  në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, apo cilit do dikaster,. Të ndahet një buxhet i paraparë dhe aty të krijohet një grup ekspertësh të cilët do ti mbledhin të dhënat dhe grupi tjetër që do ti vlerësojnë, pra të mos ketë  ekzagjerime apo efekte, të jenë shifrat reale dhe gjithçka të jetë e besueshme. Sepse vetëm kësisoj ne do ta dinim e sa dëme na ka bërë Serbia. P.sh në luftën e dytë e botërore ka pasur një numër të caktuar të Gjermanëve të cilët kanë luftuar sidomos ë Hungari dhe ata me statistikat e sakta i kanë nxjerrë dëmet që ia ka bërë Serbia dhe Jugosllavia dhe ata dëme t i kanë të regjistruara madje i kanë të regjistruar sipas ndërtimeve dhe sipas kohë  kamatave dhe bankës botërore në rritje dhe ata çdo herë ja tregojnë Serbisë këto lista  me detaje të sakta për dëmet e bëra. Por mjerimi i Kosovës është se ne po drejtohemi nga njerëz politik të pa ditur, të cilët gjithçka kanë interesin material dhe karrierën personale politike partiake”, është shprehur Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat