Nga lufta e ashpër vritet “Mortaja”, luftëtari tregon polemikat e ashpra të Naser Vllasit me Fadil Hadergjonaj

Politika

Nga lufta e ashpër vritet “Mortaja”, luftëtari tregon polemikat e ashpra të Naser Vllasit me Fadil Hadergjonaj

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 24 maj 2019 Në ora: 11:40
Foto nga lufta e eprorëve të UÇK-së në Koshare

Në luftimet e 16 prillit në Koshare, pasi u plagos ushtari Arif Maloku, Jeton Pajaziti kishte ndërruar pozicionin e tij, duke shkuar aty ku ishte Fadili Maloku Mortaja, mirëpo tashmë ai kishte renë dëshmor.

“Posa arrita te pozicioni i Fadilit nuk e kam ditur se e ka qëlluar plumbi, jam vendosur pranë tij dhe me zë i kam thënë Fadil, Fadil, pasi që e kishte të vendosur kokën në trup ku ishte në pozicion luftimi e kam prek në krahun e djathtë dhe i është lëshuar koka e tij poshtë e përgjakur që e vërejta se është qëlluar me plumb në pjesën e kokës. Përnjëherë më erdhi që të marr armën e Fadilit t’i vazhdoj luftimet dhe të nxjerr gjakun e tij”, shprehet bashkëluftëtari i dëshmorit të kombit Fadil Maloku.

Ai thekson se, luftimet vazhdonin në tërë vijën e frontit, djathtas e kishte Arben Sejdiun, kurse majtas ishte Komandant Saliu dhe Naseri Vllasi me ushtar duke avancuar në luftime.

“Kjo ditë ishte triumfuese për ne, pasi i shkaktuam armikut humbje të mëdha në ushtarë dhe kishin dhjetëra të plagosur, mirëpo ne e humbëm një trim dhe luftëtar të madh Fadil Malokun “Mortajën” nga njësia Cobra”, thekson bashkëluftëtari i “Mortajës”.

Pajaziti thekson se po të njëjtën ditë janë ra dëshmorë edhe 5 apo 6 ushtarë të njësive të tjera në Rrasë të Koshares, dersa është plagosur në anën e djathtë të kokës Arben Sejdiu nga njësia “Cobra”.

Ai tregon se te ushtarët serb kishte rënë morali për luftë, kështu që i kishin ndjekur forcat serbe rreth dy kilometra në drejtim të Zhareve mbi Oplaz dhe kanë parë shumë gjurmë që serbët kanë bërë tërheqjen e të vrarëve dhe të plagosurve serb.

“Para se të terrohej jemi kthyer dhe jemi vendosur në pozicionet e luftimit, gjatë natës ne që kishim provojë më të gjatë në luftime kemi shkuar nëpër shatorë që të bëjmë pak pushim e unë edhe më tej e kisha armën e Fadilit, mirëpo dikush nga komandantët apo ushtarët e kishte njoftuar kushëririn e tij që arma e Fadilit gjendet tek unë. Dema kushëriri i Fadilit ishte duke më pritur dhe ja dhash armen që të ja dërgoj familjes së Fadil Malokut “Mortajës” në prezencë të Komandant Saliut. Gjatë natës dëgjoheshin granatime dhe të shtëna sporadike nga të gjitha anët ishte i qartë qëllimi i forcave serbe tashmë që ne mos të ndihemi të sigurt dhe me çdo kusht donin ta kthenin territorin e humbur dhe Kazermën e Koshares, mirëpo morali ynë ishte i pathyer dhe ishim besatuar që më këmba e armikut mos të shkel aty ku ka rënë Komandant Agimi me shokë”, thotë ushtari i UÇK-së.

Ai thekson se, me 19 prill ishin nën komandën e Naserit. Ata shkuan në drejtim të Oplazit nga ana e poshtme që ti sulmojnë nga prapa forcat serbe që gjendeshin aty.

“Deri në afërsi kemi arritur në kolonë për një duke mbajtur distancën në gjendje gatishmërie për luftime posa jemi ofruar pozicioneve serbe e di se komandant Naseri ka bisedu me Antonin në radiolidhje dhe është kërkua që të kthehemi sa më parë në Rrasë ku zhvilloheshin luftimet e ashpra ku dhe jemi nisur menjëherë mirëpo trashësia e borës ishte në disa pjesë akoma mbi 1 m,  para mbrëmjes kemi arritur te Rrasa me qëllim që ti lajmërohemi Veteranit-Saliut, mirëpo askush nuk dinte ku gjendej ai”.

“Një ushtar i drejtohet Naserit, i thotë se është një komandant i ri Bjeshka, ku Naseri ka kërkua me dërgua tek ai posa kemi arritur tek ai, pastaj e kuptuam se bëhej fjalë për Fadil Hadergjonaj. Derisa Naseri insistonte ta takoj Saliun, ai Fadili i kërkonte që ta bëj tërheqjen e një ushtari të rëndësishëm që ishte vrarë gjatë ditës, kurse Saliun e arsyetonte se ka shkuar në Tiranë dhe i kerkojke Naserit se ai duhet me tërheq trupin e ushtarit të vrarë, sipas tij të  rëndësishëm. Naseri u nervozua dhe i tha pasi po i dallojshe ushtarët të rëndësishëm dhe të parëndësishëm, unë s’do ta tërhiqi”, tregon ai.

Me pas kemi hëngër dark dhe kemi shku te çadra e pushimit.

“Në mëngjes, me të aguar dita, pa filluar luftimet Fadili e kishte dërguar një ushtar dhe na kërkoj që të shkojmë te vendi ku ushqeheshim afër bunkerit të tij. Ai prapë ka insistuar nga Naseri për tërheqjen e atij ushtari, mirëpo Naseri prapë ka qëndruar pran përgjigjes së njëjtë ku nuk na ka ndalu neve të tjerëve që mos të shkojnë me Fadilin...”. Vazhdon...

Lexoni edhe rrëfimet paraprake:

Rrëfimi i luftës nga ushtari i UÇK-së, ja si iu vranë dy bashkëluftëtarët në vijën e parë të frontit

Luftëtari i Koshares rrëfen takimin me Agim Ramadanin dhe vrasjen e tre shokëve të tij gjatë një prite nga serbët

Si zhvillohej lufta në Koshare me 9 dhe 10 prill, rrëfen luftëtari i cili gjuajti me top forcat serbe

Vazhdon rrëfimi i luftës ballë për ballë në Koshare, si dëgjova për vrasjen e Agim Ramadanit gjatë luftimeve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat