Krasniqi: Rasti me fajde do të mbyllet sikur rasti me aferën Pronto

Politika

Krasniqi: Rasti me fajde do të mbyllet sikur rasti me aferën Pronto

Nga: G.B Më: 25 maj 2019 Në ora: 14:30
Rasti Pronto

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, është përmendur nga disa persona të dyshuar për fajde, në disa video-incizime që janë publikuar së fundmi në media.

Ai tha se nuk ka të bëjë asgjë me rastin, i cili ka ndodhur në vitin 2012, derisa u shpreh i gatshëm të japë dorëheqje, nëse vërtetohet se ka qenë i përfshirë në aferën e fajdeve.

Madje, ai ka deponuar dhe kallëzim penal për keqpërdorimin e emrit të tij nga ai grup njerëzish.

Image
Faik Krasniqi

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike në vend, Faik Krasniqi, ka thënë se po të kishte drejtësi të pandikuar nga politika në Kosovë, pjesa më e madhe e politikanëve do të ishin në burg, duke filluar nga klani Pronto.

“Se drejtësia në Kosovë është e ndikuar nga politika, nuk është diçka e re. Sikur të kishim drejtësi të pandikuar nga politika, pjesa më e madhe e politikanëve do të duhej të ishin në burg. Prej fillimit Klani Pronto është kujdesur që organet e drejtësisë ta kenë në anën e tyre, në mënyrë që të zhvillojnë lirshëm aktivitetin e tyre kriminal. Çdo emërim i prokurorëve dhe gjykatësve, ka shkuar përmes filtrave të këtij klani mafioz, duke filluar nga emërimi i Aleksandër Lumezit në postin e kryeprokurorit të shtetit”, është shprehur ai për “Bota sot”.

Sipas Krasniqit, edhe ky rast do të mbyllet sikur s’ka ndodhur asgjë dhe deri tani asnjë politikan në Kosovë nuk ka dhënë dorëheqje për raste të tilla.

“Prandaj edhe ky rast do të mbyllet sikur s'ka ndodhur asgjë, sikurse edhe qindra raste të tjera kur kanë pasur të bëjnë me njerëzit e Klanit Pronto. Asnjë politikan i Kosovës deri më tash nuk ka dhënë dorëheqje. Ky është mentaliteti i tyre. Në Kosovë shumica e politikanëve janë të tillë. S'kemi të bëjmë me politikanë, por me grupe kriminale të veshur me petkun e politikanit”, ka deklaruar Faik Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat