Ministri serb: Demarkacioni me shqiptarët, në interes të Serbisë

Politika

Ministri serb: Demarkacioni me shqiptarët, në interes të Serbisë

Nga: K.M Më: 27 maj 2019 Në ora: 14:06
Aleksandar Antiq

Ministri serb i energjetikës, Aleksandar Antiq për agjencinë serbe të lajmeve “Beta” ka folur lidhje me bisedimet  dhe tentativat për zgjidhjen e qështjes së problemeve Kosovë-Serbi, me theks të veqantë demarkacionin mes dy vendeve, tem kjo e cila ka ngjallur debat të fuqishëm sidomos në Republikën e Kosovës, pasi që për mënyrën se si është menduar dhe po promovohet nga dy kryenegociatorët Thaçi në njërën anë dhe Vuçiq në anën tjetër, nuk pajtohen liderët sidomos në Kosovë.

“Kjo është një iniciativë e cila i ofron Serbisë mundësi reale që pas krizës dhe konflikteve disa dekadëshe, të ruaj interesat e saj dhe të popullit të sajë. Fjala është për presidentin e popullit, Vuçiq që qështja e Kosovës të jetë e zgjidhur në mënyrë që Serbia të mos neglizhohet dhe sigurishtë në mënyrë që të fitoj më shumë se që ka sot, veqanarishtë kur janë në pyetje serbët dhe statusi i tyre në Kosovë” ka thënë ministri serb Antiq, pwrcjell "Bota sot",

“Për këtë arsye, i ftoj të gjithë kolegët tjerë në qeveri që të i japin përkrahje të fuqishme, në mënyrë që të bashkuar të bëhemi pjesë e konceptit i cili është në interesin më të mirë të Serbisë dhe të popullit serb në Kosovë”, ka thënë Antiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat