Lajme të mira për Kosovën vinë nga Austria

Politika

Lajme të mira për Kosovën vinë nga Austria

Nga: D.RR Më: 27 maj 2019 Në ora: 17:57
Foto ilustrim

Kancelari austriak, Sebastian Kurz u shkarkua sot nga një votim i partive kryesore opozitare, 10 ditë pas skandalit “Ibizagate” që shpërbëri koalicionin e tij me ekstremin e djathtë.

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Salihaj, e ka komentuar këtë për gazetën “Bota sot”, duke thënë se u ç’montua klani pro-rus dhe pro-serb në Austri. Ai shprehet se Austria kishte raporte të mira me shqiptarët, por kohëve të fundit situata ndryshoi pas ardhjes në pushtet të kancelarit Kurz.

Image
Adem Salihaj

“Po vijnë lajme të mira për Kosovën, po çmontohet klani prorus dhe proserb në Austri. Siç dihet, ky klan, që nga fillimi, punonte për rusët dhe serbët, duke përkrahur opsionin e tyre kundër shqiptarëve dhe duke u munduar t'i dëmtojë rëndë interesat e shqiptarëve. Austria tradicionalisht ishte mike e shqiptarëve dhe në vazhdimësi mbajti një qëndrim të drejtë ndaj çështjes shqiptare. Por, kohëve të fundit, situata ndryshoi radikalisht, pas ardhjes në pushtet të kancelarit Kurtz dhe zevendësit të tij Strache. Kjo u vërejt qartë nga deklaratat e kancelarit Kurtz, i cili e njihte Kosovën si pjesë të Serbisë”, ka thënë ai.

Salihaj shpreson që Austria do t'i rikthehet përkrahjes së drejtë ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në tërësi.

“Poashtu, Kurtz organizoi edhe Forumin 2018 në Alpbach, ku Thaçi dhe Vuçiq deklaruan se po bisedonin për shkëmbim territoresh, respektivisht për ndarjen e Kosovës. Shkarkimi i kancelarit Kurtz dhe dorëheqja pas skandalit e zevendësit të tij Strache i dha fund klani ruso-serb. Shpresojmë se Austria do t'i rikthehet përkrahjes së drejtë ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në tërësi”, është shprehur Salihaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat