A është Hashim Thaçi një gënjeshtar patologjik?

Politika

A është Hashim Thaçi një gënjeshtar patologjik?

Nga: Valon Rogova Më: 27 maj 2019 Në ora: 18:25
Hashim Thaçi

Janë bërë më shumë se tri vjet prej që Hashim Thaçi u zgjodh president i Republikës sonë. Atë ditë në kulmin e një ndërtese po rrinin disa snajperistë. Në rrugët e qytetit policia po ndiqte protestuesit që po e kundërshtonin një gjë të tillë.

Ndërkohë që vetë Thaçi u zgërdhi dhe e mbajti një fjalim patetik se do të ishte unifikues, se do të ishte mbipartiak, e më-the-e-të-thashë.

Çka bëri Thaçi për këto tri vjet punë?

Do të ishte e tepërt dhe bajate sikur të rrëmonim arkivën për të parë se kënd e priti e kujt i shkoi në takimet e pakta që kishte me liderët ndërkombëtarë. Më mirë do të ishte t’i bënim një psikografi fare të shkurtër për të parë se mos presidenti ynë ka ndonjë cen serioz psikologjik.

Dhe cenin në fjalë e hasim menjëherë. Është gënjeshtra. Ose siç i thotë populli rrena.

Ta zëmë, presidenti ynë gënjeu se Kosova do ta bënte ushtrinë pa ndryshime kushtetuese më 2016, e se për këtë e kishte dakordimin e ShBA-ve por një javë më vonë erdhi zyrtari i lartë amerikan Hoyt Brian Yee dhe e demantoi ndër sy.

Më pas, gënjeu vazhdimisht se do të kishim liberalizim vizash, gjë që nuk ndodhi. Gënjeu se mosmarrëveshja e brendshme për kufirin me Malin e Zi ishte pengesa për liberalzimin e vizave, gjë që rezultoi të mos ishte pasi edhe një vit e kusur pas ratifikimit të saj në parlamentin tonë, vizat s’u hoqën. Gënjeu se ai e bëri ushtrinë, edhe pse të gjithë ne e pamë me sytë tanë se ajo u bë nga ShBA-të dhe sekretari i saj i mbrojtës Mattis.

Së fundi, pasi e promovoi me muaj të tërë idenë e korrigjimit të kufirit e që praktikisht evokonte idenë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë, Thaçi gënjeu se nuk kishte thënë, e madje shkoi më lart duke thënë se kushdo që propozonte diçka të tillë ishte tradhtar.

Sot ai përsëriti kërkesën për bashkim me Shqipërinë nëse BE-ja i mbyllte dyert për Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Si ka mundësi që një president vendi të gënjejë aq shumë në publik?

Si ka mundësi që një njeri të gënjejë aq shumë në publik?

Për një gjë të tillë ekziston diagnoza psikologjike që thirret “të gënjyerit në formë patologjike”, domethënë sjellja ose zakoni kur gënjen por nuk e ke nën kontroll atë gjë. Së pari në literaturën mjekësore ky cilësor u përdor më 1891 nga Anton Delbrueck.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat