“Milaim Zeka është bashkëfajtor për të gjitha që ka bërë PDK në Kosovë që nga paslufta”

Politika

“Milaim Zeka është bashkëfajtor për të gjitha që ka bërë PDK në Kosovë që nga paslufta”

Nga: N.H Më: 28 maj 2019 Në ora: 21:50
Milaim Zeka

Milaim Zeka, njihet si një ndër deputetët më të zëshëm të kësaj legjislature. Ai shpeshherë është bërë cak i mediave, për shkak të deklaratave të tij dhëna nga foltorja dhe nga holli i Kuvendit.

E tillë ishte edhe deklarata e ndaj Flora Brovinës. Zeka për “çudi” i doli në mbrojtje deputetes së PDK-së, Flora Brovina, për publikimin e fotografisë, për të cilën pretendonte se ishte shkrepur gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Analisti politik, Haki Abazi, duke e komentuar këtë veprim të deputetit Zeka, për gazetën “Bota sot”, ka thënë se ky i fundit gjithmonë ka përdorur strategjinë e ndarjes dhe manipulimit dhe nuk i zë fjala vend.

“Milaim Zeka është standardi i këtij parlamenti dhe fjala e tij e ka peshën një mushkonje të vdekur që bartë era nga një qoshe në tjetrin. Ai gjithmonë ka përdorur strategjinë e ndarjes dhe manipulimit dhe nuk i zë fjala vend”, ka deklaruar Abazi.

Ai më tej thekson se deputeti i Kuvendit të Kosovës është bashkëfajtor për të gjitha që ka bërë PDK në Kosovë që nga paslufta.

“Në fund ai është bashkëfajtor për të gjitha që ka bërë PDK në Kosovë që nga paslufta dhe nuk do të habitesha sikur ai të jetë pjesë e listave që kanë krijuar probleme në Kosovë përtej atyre që janë publike tanimë”, tha Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat