Paralajmëron analisti politik: Situata mes Kosovës dhe Serbisë e tensionuar, grupet kriminale veprojnë edhe në pjesët tjera të Kosovës

Politika

Paralajmëron analisti politik: Situata mes Kosovës dhe Serbisë e tensionuar, grupet kriminale veprojnë edhe në pjesët tjera të Kosovës

Nga: N.H Më: 29 maj 2019 Në ora: 14:57
Pamje nga aksioni i Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës ka zhvilluar të martën një operacion në veri dhe jug të Mitrovicës, i cili ka rezultuar me ndalimin e 19 zyrtarëve policorë dhe të disa qytetarëve.

Njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se në Veri të vendit edhe me tej ka grupe kriminale që funksionojnë pa ndalur.

Sipas Burjanit, këto grupe merren me të gjitha llojet e veprimtarive kriminale dhe kanë bazën në Veri, të cilat veprojnë edhe në pjesët tjera të Kosovës.

“Përveç arrestimeve nuk kishte konfiskim të mallrave të shumta të kontrabanduara, nga grupet multietnike kriminale. Ka disa grupe kriminale atje që funksionojnë pa ndalur, këto grupe merren me të gjitha llojet e veprimtarive kriminale dhe kanë bazën në Veri dhe veprojnë edhe në pjesët tjera të Kosovës, ndërhyrja ishte e domosdoshme madje edhe e vonuar, por të shohim rezultatin, përveç spektakli medial duhet të shihet rezultati konkret”, ka thënë Burjani.

Tutje, Burjani konsideron se situata është e tensionuar mes dy vendeve.

“Pozitive ishte që nuk kishte ndonjë rezistence nga serbët lokal atje shumë të theksuar, përndryshe serbët lokal në Veri jetojnë me friken nga bandat e shumta që me veprimtari të gjerë kriminale. Situata është e tensionuar kështu duket në Serbi ku Vuçiq ka mbledhë kuvendin e Serbisë, për të njoftuar. E vërteta është se edhe një cirk dhe një njoftim qesharak që kishte bërë Vuçiq ndërhyrja policore në Veri nuk ka të bëjë asgjë me banorët lokal. Ishte një nxitim propagandistik i Serbisë, plotësisht i panevojshëm”, potencon ai.

Në fund, ai thekson se kreu i Kosovës dhe i Serbisë kanë komunikim të vazhdueshëm, pasi sipas Burjanit, këta të fundit janë ideatorët kryesore të idesë së korrigjimit të kufijve.

“Thaçi dhe Vuçiq nuk janë politikan që nuk komunikojnë ndërmjet vete, ata janë kreator të korrigjimit të kufijve, ose së paku kanë biseduar për kufij, edhe pse Vuçiq ka qenë hezitues për të folur për këtë temë të shkëmbimeve dhe ia ka lënë Thaçit, sepse më lehtë e ka para bashkësisë ndërkombëtare të jetë propozues i ideve të tilla”, ka përfunduar njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat