Zgjedhjet në katër komunat veriore sfiduan autoritetin e shtetit të Kosovës

Politika

Zgjedhjet në katër komunat veriore sfiduan autoritetin e shtetit të Kosovës

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 30 maj 2019 Në ora: 13:41
Foto ilustruese

Tashmë, ka një javë që janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore: Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, ku fituese në këto komuna ka dal Lista Serbe.

Me gjithë përpjekjet e shtetit të Kosovës për ta shtrirë sovranitetin në veri, as kësaj here nuk ka munguar votimi i qytetarëve me dokumente identifikuese të Serbisë. Kjo është raportuar nga OJQ që kanë ndjekur nga afër zhvillimin e votimeve atje.

Desku: Ankesa është hedhur poshtë në mungesë te fakteve

Image
Mulë Desku

Mirëpo, Mulë Desku, kryesues i sekretariatit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ka thënë për “Bota sot”, se kanë marrë një ankesë për pretendimet se qytetaret kanë votuar me letërnjoftime te Serbisë, por për shkak të mungesë së fakteve e njëjta  është hedhur poshtë.

“PZAP për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar në katër komunat e veriut të Kosovës, ka pranuar një ankese e cila është dorëzuar nga Birni, me pretendimet se qytetaret kanë votuar me letërnjoftime te Serbisë, por ankesës nuk i  është bashkangjitur asnjë dëshmi me te cilën do te vërtetoheshin pretendimet ne ankese, siç janë te dhënat identifikuese emri mbiemri i votuesit dhe letërnjoftim serb si dhe ne cilin vendvotim ka votuar. PZAP-i ka kërkuar nga parashtruesi i ankesës plotësimin e ankesës duke kërkuar këto të dhëna identifikuese, por ankuesi nuk i ka siguruar dhe në këtë mënyrë ankesa është hedhur poshtë në mungesë te fakteve. Për me tepër ju mund të keni qasje në vendimin e PZAP-it lidhur me këtë ankese ne veb faqes zyrtare të PZAP-it”, ka thënë Desku për “Bota sot”.

Po ashtu, Desku ka deklaruar se PZAP-i në bazë te neni 118.1 te Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme me rastin e marrjes se vendimeve, pranon ankesat e bazuara në fakte dhe refuzon ankesat të cilat nuk përmbushin standardet.

Burjani: Ligji për zgjedhjet i njeh disa forma të votimit përmes dokumenteve

Image
Blerim Burjani

Ish anëtari i KQZ-së, Blerim Burjani në një prononcim për “Bota sot”, ka sqaruar se ligji, i cili është në fuqi për zgjedhje që ka mbetur që nga koha e UNMIK-ut i njeh edhe dokumentet e ish Jugosllavisë.

“Ligji për zgjedhjet i njeh disa forma të votimit përmes dokumenteve, madje edhe të ish Jugosllavisë, kanë mbet si rregulla zgjedhore qysh nga koha e UNMIK-ut, andaj ligji në fuqi i njeh të gjitha dokumentet, letërnjoftim, pasaportë dhe leje të vozitjesdhe precizon vetëm se duhet të jenë banorë të Kosovës”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, Burjani ka deklaruar se duhet që të bëhet ndryshimi i ligjit aktual zgjedhor.

“Shumë herë deri tash janë diskutuar mënyrat dhe dokumentet me të cilat bëhet votimi nga qytetaret, por duhet të ndryshohet ligji aktual zgjedhor”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Krasniqi: Veriu i Kosovës gjithmonë ka funksionuar sipas ligjeve të Serbisë

Image
Faik Krasniqi

Ndërsa, analisti politik, Faik Krasniqi, në një bashkëbisedim  për “Bota sot” ka thënë se veriu i Kosovës, gjithmonë ka funksionuar sipas ligjeve të Serbisë dhe se atje as një gjë të vetme s'mund të gjesh në gjuhën shqipe.

“Veriu i Kosovës gjithmonë ka funksionuar sipas ligjeve të Serbisë. Atje çdo gjë frymon serbisht. As edhe njëgjë të vetme s'mund të gjesh në gjuhën shqipe”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Krasniqi ka theksuar se nuk është hera e parë që në veri të vendit është votuar me dokumente serbe.

Po ashtu, ai ka thënë se kjo i ka nxjerrë në shesh gënjeshtrat e politikaneve për gjoja shtrirje të autoritetit atje.

“Nuk është hera e parë që atje votohet me dokumentacione të Serbisë. Pa dyshim që është shkelje e ligjit dhe parregullsi. Por, kjo tregon dhe i nxjerr në shesh gënjeshtrat e politikaneve për gjoja shtrirje të autoritetit atje. Veriu i Kosovës është Kolumbia e Ballkanit!”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

Haziri: Autoriteti shtetëror i Kosovës nuk njihet edhe në këtë pjesë të vendit

Image
Nexhat Haziri

Ndërkaq, njohësi i çështjeve politike, Nexhat Haziri, në një prononcim për “Bota sot”, votimin e komunitetit serbe me mjete identifikuese serbe e ka quajtur antikushtetues dhe se ky proces zgjedhor do të duhej të anulohet.

“Është një veprim antikushtetues dhe si i tillë ky proces do të duhej të shpallej i parregullt, apo të anulohen ato vendvotime ku është votuar me këto dokumente. Kjo tregon edhe një herë se autoriteti shtetëror i Kosovës nuk njihet edhe në këtë pjesë të vendit, ashtu siç po proklamohet nga institucionet tona shtetërore”, ka theksuar ai për “Bota sot”.

Po ashtu, Haziri ka deklaruar se realiteti i vetëm në këtë pjesë të vendit është se po vazhdon të jetë e ndikuar plotësisht nga Beogradi zyrtar dhe strukturat paralele serbe atje.

“Vet paralajmërimi i kryetarëve të zgjedhor të komunave në pjesën veriore të vendit, se ata do të japin serish dorëheqje , fletë për një situatë amullie në këtë pjesë të Kosovës dhe paaftësinë e Prishtinës zyrtare për të shtrirë ndikimin edhe në katër komunat e vendit me shumice serbe”, ka përfunduar Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat