Eksperti i sigurisë tregon falë kujt nuk eskaloi gjendja nga aksioni në veri

Politika

Eksperti i sigurisë tregon falë kujt nuk eskaloi gjendja nga aksioni në veri

Nga: G.B Më: 30 maj 2019 Në ora: 14:29
Njësia Speciale

Policia e Kosovës ka realizuar të martën një aksion në veri, kundër korrupsionit, kontrabandës dhe krimit të organizuar.

Në këtë aksion ku ishin dhe Njësia Speciale, u plagosën pesë policë dhe si pjesë e aksionit u arrestuan disa persona.

Reagime të ashpra pati nga Beogradi lidhur me këtë aksion.

Image
Drizan Shala

Lidhur me këtë aksion në veri, eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka thënë për gazetën “Bota sot” se derisa për këtë aksion ka pasur njohuri presidenti i Serbisë 15 ditë më herët, kjo nuk ka mundur t’i shërbejë rendit dhe ligjit.

“Nëse merret për bazë që për një aksione të tilla kishte informacione 15 ditë para aksionit edhe ata nga Presidenti i Serbisë, kjo lë për të nënkuptuar që ky aksion politik (policor) do t’i shërbejë çdokujt por vetëm ruajtjes së rendit dhe ligjit jo. Sepse elementi befasues si në shumicën e rasteve është çelësi kyç i suksesit të njësive speciale operative. Sepse në këtë aksion sipas planit operativ janë luftuar veprat penale siç ishin (kontrabandë, korrupsion dhe keqpërdorim i pozitës zyrtare) ndërsa është lejuar që një vepër penale tjetër që ishte më e rëndë se këto për të cilin ishin nisur NjRSh, NjSO, SIT-it dhe që ka të bëjë me veprën penale vrasje në tentativë dhe sulm ndaj personit zyrtar dhe ndaj këtyre veprave penale nuk është marrë as një veprim për zbulimin e kryesve të veprës penale apo edhe hetimin e vendit të ngjarjes nga kanë ardhur të shtënat, me cilën lloj të armës janë sulmuar, me çfarë kalibri etj”, ka vlerësuar ai.

Sipas Shalës, situata ka mundur të eskalojë në çdo moment dhe kemi pasur dhe të lënduar, por më e keqja nuk ka ndodhur falë maturisë së pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ndërsa që deklaratat e Beogradit sipas tij ishin për konsum të brendshëm politik.

“Në çdo moment ka mundur të eskalojë gjendja dhe të kemi një numër më të madh të viktimave por falë maturisë së vetë pjesëtarëve të PK (njësive NjRSh, NjSO dhe SIT) nuk kanë lejuar të ndodhë më e keqja. Sa i përket deklaratave nga ana e Beogradit zyrtar mund të themi që këto deklarata ishin sa për konsum politik të brendshëm”, ka deklaruar Drizan Shala për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat