Driton Selmanaj: Qeveria Haradinaj, e zeza e Kosovës

Politika

Driton Selmanaj: Qeveria Haradinaj, e zeza e Kosovës

Nga: V.R Më: 30 maj 2019 Në ora: 15:52
Driton Selmanaj

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, për “Bota Sot” është shprehur tejet i rrituar me gjendjen në të cilën ndodhet vendi. Ai, ka thënë se qeveria Haradinaj, më së paku është e interesuar për qytetarët e vendit.

“Qeveria Haradinaj, më së paku është  e interesuar për njerëzit në Kosovë dhe për më tepër kjo qeveri i ka dhanë goditjen e fundit shpresës për t’jetuar dinjitetshëm në këtë vend.

Numri i madh i braktisjes së vendit nga qytetarët e Kosovës tregon për një kultur qeverisëse abuzive nga qeveria aktuale. Qeveri jo që ngjallë shpresën por mbyt atë.”, tha Selmanaj.

Selmanaj, shtoi se arsyetimi i kryeministrit Haradinaj për dukuritë më të zeza që po i ndodhin vendit, pra braktisjes nga qytetarët, është një arsyetim joserioze dhe skandaloze.

“Madje edhe deklarata e Kryeministrit duke relativizu me idenë se njerëzit duhet të jenë të lirë t’lëvizin apo t’shkojnë gjejnë punë tjetër kund është irrituese.”, tha ai.

Ai, më tej, tha se për shkak të kësaj situate, qytetarët e Kosovës, kanë mundësin të jenë patriot të vendit duke i dal në krah opozitës për ta rrëzu qeverinë ekzistuese.

“Prandaj për shkak të kësaj situate, rrximi i qeverisë Haradinaj ose tentimi për ta rrëzu qeverinë Haradinaj është akti më sublim i gjithësecilit. Kjo qeveri nuk ka ditë që nuk ngopen me skandale. Skandali s’e pret skandalin.”, tha deputeti Selmanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat