Zëvendësministrat e shumtë të Qeverisë PAN, që marrin para koti, në ‘kokërr të shpinës’

Politika

Zëvendësministrat e shumtë të Qeverisë PAN, që marrin para koti, në ‘kokërr të shpinës’

Nga: D.B. Më: 30 maj 2019 Në ora: 17:08
Foto ilustruese, Haradinaj gjate nje takimit me zëvendësministrat

Numri i madh i zëvendësministrave që rrinë kot, është zhvatja kryesorë e buxhetit të qytetarëve, dhe ata do të duhej të shkarkoheshin.

Dhe ndonëse Qeveria e Kosovës nuk duhet assesi ti ketë më shumë se 10 ministri, megjithatë shumica e dikastereve të Qeverisë së Kosovës, kanë nga 5 apo 6 zëvendësministra dhe performanca e tyre, nuk del asnjëherë në shesh.

Njohësi i çështjeve juridike dhe politike Blerim Burjani ka thënë për “ Bota sot” se numri i madh  i këtyre zëvendësministrave është keqpërdorimi kryesor i buxhetit të qytetarëve në vend.

Sipas tij, këto para do të duhej të shkonin diku ku ka më shumë nevojë se sa, në vend që këta njerëz të marrin paga koti, duke ndejt  nëpër karriga e duke harxhuar nëpër shëtitje lluksi.

“Këto para të shpenzuar nga buxheti i Kosovës shumë më mirë do të ishte sikur të shkonin e të shpenzoheshin  për çështje tjera të shumta që  ka shteti. Mendoj se shume më mirë do të ishte, që këto para të shkojnë  për SOS Kinderdorf (Fshatrat e fëmijëve ) për fëmijët bonjak, se sa për disa individ që punojnë në qeveri, dhe që nuk kanë idenë fare as se çka flasin, dhe çfarë bëjnë. Por të tillët dihet se i ka dërguar partia PAN , me marr para koti në ‘kokërr të shpinës’ siç thotë populli, duke mos bërë asgjë të nevojshme  për shtetin. Pra ka shumë gjëra të këqija në këtë qeveri të quajtur PAN, duke filluar nga skandalet e shumta e deri tek shpenzimet e parave të rezerva deri në fund”, ka thënë Burjani.

Image
Blerim Burjani

Sipas tij, kjo nuk është aspak e drejtë kur shumë njerëz rrinë kot dhe paguhen me paga të majme.

“Secila ministri dihet se i ka nga  5 deri në 6 zëvendësministra, andaj kjo është katastrofike për një shtet të varfër, që qytetarët e saj jetojnë, shumica prej 250  eurove deri në 300 euro, e që janë të katandisur në sektor privat. Qeveria e Kosovës nuk duhet assesi ti ketë më shumë se 10 ministri, me nga 2 zëvendës ministra dhe 3 këshilltar politik. Pra ka deformim të vazhdueshëm dhe zhvatje të madhe të parasë publike të kontrollit të madh të asetëve publike, dhe kjo gjendje e mjerë vazhdon që 20 vjet pas luftës. Në asnjë mënyrë shteti nuk po arrin të konsolidohet, madje nuk po arrin as gjerë tek minimalja, për ti zgjidhur problemet në  fushën e shëndetësisë apo sigurimin shëndetësor adekuat dhe mbrojtje efektive sociale ashtu siç do të duhej”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike dhe politike Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat