“Gracka” e PSD-së ndaj LDK-se për rrëzimin e qeverisë?

Politika

“Gracka” e PSD-së ndaj LDK-se për rrëzimin e qeverisë?

Nga: A.M. Më: 30 maj 2019 Në ora: 18:02
Isa Mustafa dhe Shpend Ahmeti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe kryetari i  Kryetari i Partisë Social Demokrate të cilët janë dakorduar  sot gjatë një takimi të përbashkët që t` iniciojnë një mocion të besimit ndaj qeverisë.

Lidhur me këtë çështje, analisti politik, Faik Krasniqi në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se këto dy parti opozitarë nuk i kanë votat e mjaftueshme, por ka përmendur edhe gatishmërinë e Listës serbe për rrëzimin e Qeverisë.

“Opozita që përbëhet nga LDK, VV dhe PSD nuk i ka votat e mjaftueshme për ta rrëzuar Qeverinë. Atyre u duhen edhe 3-4 vota. Që do të thotë se ato vota duhet t'i kërkojnë tek deputetet e shumicës. Lista serbe ka shprehur gatishmëri që t'i ofroje votat e veta për rrëzimin e Qeverise. Se a do ta mbajnë fjalën mbetet te shihet”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Krasniqi është shprehur skeptik për deputetët e PSD-së se mund të tërhiqen në momentin e fundit, por nëse  ndodh që të iniciohet mocioni nuk do të ndodh para shtatorit.

“Por unë kam dyshime tek deputetet e PSD-se. Jam thellë i bindur qe ata do të tërhiqen në momentin e fundit. Edhe nëse ndodh që të inicohet mocioni për rrëzimin e Qeverisë dhe kjo Qeveri të rrëzohet, kjo nuk do të ndodh para shtatorit. Pse para shtatorit? Sepse 40 përqind e deputeteve janë për herë të parë deputet, dhe tek në shtator i bëjnë dy vite si deputet në mënyrë që t'i përfitojnë e privilegjet që u takojnë!”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat