Si po zhvatet shteti me zëvendësministra?!

Politika

Si po zhvatet shteti me zëvendësministra?!

Nga: D.B Më: 31 maj 2019 Në ora: 12:22
Zëvendësministria e Kosovës

Numri i madh i zëvendësministrave që rrinë kot, është zhvatja kryesore e buxhetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj, dhe ata medoemos që duhej të shkarkohen.

Dhe ndonëse Qeveria e Kosovës nuk duhet assesi t’i ketë më shumë se 10 ministri, megjithatë shumica e dikastereve të Qeverisë së Kosovës, kanë nga 5 apo 6 zëvendësministra, madje përformanca e tyre nuk del asnjëherë në shesh.

Por avokatët në Kosovë mendojnë se duhet patjetër që të aprovohet ligji për zvogëlimin e ministrive dhe të zv/ministrave, duke e marrë parasysh, që buxheti i Kosovës po vazhdon të zhvatet pamëshirshëm nga partitë politike.

Image
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi ka thënë për “ Bota sot” se ligji për zvogëlimin e ministrive dhe të zv/ministrave, duhet patjetër të aprovohet, kjo për faktin se me këtë ligj ndalohet edhe numri kaq i madh i ministrave, ku së paku Kosova ka 3 herë më shumë ministra, sesa që ka shteti i Zvicrës.

“ Merreni me mend Zvicra është shteti më i zhvilluar në botë dhe po ashtu me shumë se 3 herë Qeveria e Kosovës, ka ministra sesa që ka Japonia, po ashtu edhe një ndër shtetet super më të zhvilluar. Dhe kur vije tek zhvatja, apo vjedhja e taksës së popullit më të varfër në Evropë , pra vjedhja e buxhetit të shtetit atëherë të gjitha Qeveritë që nga viti 2008 edhe pse e shanë UNMIK-un. Thonë se ky prognozim me Mega numër të ministrave është faktikisht që nga koha e UNMIK-ut, kur ata e dizajnuan dhe e caktuan numrin e ministrave e që janë 21 ministri. Dhe që të jetë edhe më keq sot kemi rreth 100 zv/ministra e që ata janë të emëruar vetëm për ti punësuar militantet e partive në pushtet, dhe për favore të shumta të natyrës private”, ka thënë avokati Tomë Gashi.

Sipas tij, që të jetë qershia mbi tortë për zhvatje pa mëshirë të buxhetit të shtetit tonë të varfër, e tregon edhe fakti që edhe pas 20 vjet pas lufte Kosovës, po i siguron ujë të pijshëm shteti zviceran.

“ Ne e kemi të emëruar numrin e pa kufizuar të këshilltarëve në Qeverinë e Kosovës e që janë disa qindra të tillë, numrin e saj thuajse nuk e din askush. Dhe për të gjitha këto dhe një milion arsye tjera duhet me ligj të përcaktohet numri i ministrive dhe numri i zv/ ministrave së bashku, në mënyrë që ky numër të jetë absolutisht në përpjesëtim me territorin dhe numrin e banorëve të Kosovës, dhe me ligj të përcaktohet ky numër shumë herë më i vogël se që është tani. Pa dyshim se me kësi mentaliteti nuk shkon, ashtu siç ka thënë edhe Ambasadori Kroat në Kosovë : “ Politikanët e Kosovës e trajtojnë Kosovën si lopë për ta mjelë, por të cilën se ushqejnë fare”. Me siguri që numri shumë herë më i vogël i ministrave e zv/ministrave dhe këshilltarëve të tyre të panumërt do të bëjnë që Kosova, me politikan të tjerë, e jo me këta që i kemi provuar për 20 vjet, të mbijetojë dhe të bëhet sado pak shtet normal”, është shprehur avokati Tomë Gashi.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat