Makolli: Kërkimfalja nga Brnabiç nuk është e mjaftueshme

Politika

Makolli: Kërkimfalja nga Brnabiç nuk është e mjaftueshme

Nga: D.B Më: 31 maj 2019 Në ora: 15:23
Vesel Makolli

Sesa është e ngulitur në mendjet e serbëve e sidomos tek liderët e tyre, urrejtja ndaj shqiptareve, e tregon më së miri deklarata e djeshme e kryeministrës së Serbisë Ana Bernabiq, e cila në një konferencë shtypi në Beograd thotë se "shtetasit e Kosovës janë faktikisht njerëz që kanë dalur nga mali".

Kështu ka vlerësuar Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së Vesel Makolli,i cili në një prononcim  për “ Bota sot” ka thënë se një deklaratë e tillë e cila shprehë urrejtje patologjike ndaj një kombi fqinj, e thënë nga i pari i qeverisë së Serbisë tregon stadin e marrisë dhe të urrejtjes shoveniste.

Sipas tij, me këtë deklaratë raciste populli serb është indoktrinuar shekuj me radhë nga prijësit e tyre politi, e sidomos nga kisha ortodokse-serbe.

“Një lider i një shteti të ashtuquajtur demokratik në zemrën e civilizimit botërore-Evropës, të shprehet kështu është e pa imagjinueshme, anti-njerëzore, anti-demokratike dhe duhet të ishte e sanksionuar nga të gjitha vendet demokratike të Evropës, e lëre më nga shteti i Kosovës. Zonja Brnabiq me këtë deklaratë ja ka ndaluar vetës hyrjen në Kosovë, sepse çfarë kuptimi ka hyrja e saj në një vend ku "njerëzit janë nga mali". Është për tu përshëndetur reagimi i menjëhershëm i Zv.Kryeministrit dhe Ministri i Punëve të Jashtme Z.Behgjet Pacolli për ndalimin e hyrjes së saj në Kosovë. Deklarata e zonjës Brnabiq, është aq nënçmuese, jo humane, dhe shoviniste, saqë edhe kërkim falja publike nuk kishte me qenë e mjaftueshme. Në një vend demokratik Evropiane ajo duhej të jepte dorëheqje të parevokueshme. Kisha me ja përkujtuar zonjës Brnabiq një thënie: "Dashuria e dhënë nganjëherë edhe nuk kthehet, kurse urrejtja rikthehet përherë”, është shprehu Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së Vesel Makolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat