Vjen paralajmërimi i rrezikshëm për veriun Kosovës: Priten viktimat e radhës për mbetjen në pushtet të Thaçit e Vuçiqit

Politika

Vjen paralajmërimi i rrezikshëm për veriun Kosovës: Priten viktimat e radhës për mbetjen në pushtet të Thaçit e Vuçiqit

Nga: N.Sh Më: 2 qershor 2019 Në ora: 13:52
Policia e Kosovës

Pushteti dhe sigurimi serb, ka qasje dhe informacione shuam të ndjeshme dhe shumë brengosëse në organet e sigurisë së Kosovës, si në Polici, AKI, Prokurori dhe në presidencë të Kosovës.

Kështu vlerëson, ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, i cili merr shembull aksionin e ROSU me 27 qershor 2012, kur edhe u vra në prit polici, heroi Kosovës, Enver Zymberi.

“Ky aksion ishte shkel e shko, aventurën e Hashim Thaçit i cili ka ka shuam dëshirë me qenë kryehero i Kosovës, por tjetër kush me luftua e me vdek në vendin e tij. Serbët në 2012 kishin informacione të sigurta disa ditë më herët, se do të lëvizin ROSU-ja prandaj kamionët dhe makineria e rënd serbe ishin të përgatitur dhe të mbushur me zhavorr, drunj, pjesë metalike dhe pengesa me material për ngritje të barrikadave kundër Policisë tonë”, Miftari për gazetën “Bota sot”.

Image
Naim Miftari

Ai thotë se, për këtë aksion top sekret të Hashim Thaçit, kishte njoftuar disa ditë më herët Baton Haxhiu, ish koordinatori i UDB-së, i kryeshefit të inteligjencës serbe Ivica Stanishiq.

“Pastaj Baton Haxhiu bënte shou program në Klan Kosovë, me jetërat e policisë që ishin dërguar pa kurrfarë përgatitje profesionale dhe teknike për një aksion të tillë, të cilët ishin dërguar drejt e në pritë. Ky ishte dështim i garantuar dhe i shërbente për me përgatit terrenin dejuro dhe defakto për ndarjen e Kosovës, siç po e proklamon sot hapur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq”, thekson ai.

Ndërsa, sa i përket aksionit të javës së fundit kur u arrestuan disa policë të Kosovës, në veri të dyshuar për kontrabandë dhe krimt të organizuar, disa ditë më heret presidenti serb Vuçiq dhe Serbia, sipas Miftarit, ishin të paralajmëruar për një aksion të Policisë.

Ky aksion ishte i planifikuar që një vit, sipas Miftarit dhe të arestuar janë polic të Kosovës nga nacionaliteti serb, e që Miftari i quan polic të Thaçit dhe Edita Tahirit.

“Në veri priten skenare të tjera sikurse atëherë kur u vra Enver Zymberi. Edhe skenari i murit të Mitrovicës, pastaj trenit rus, arrestimi i dëmshëm për Kosovën dhe pastaj lirimi i nipit të Nikola Pashiqit, të ashtuquajtur koordinator për Kosovë, Marko Gjuriqt. Pastaj shëtitja e Thaçit në Ujman, vizita e menjëhershme provokative e Vuçiqit në veri dhe tentimi për me shku në Drenicë. Edhe para disa dite derisa Vuçiq bënte shfaqje teatrale në Parlamentin e Serbisë për Kosovën, Hashim Thaçi dërgon qindra polic tanë në veri ku rrezikon jetën duke u plagosur disa prej tyre nga pritat serbe, për me i arrestu dhjetëra polic të Kosovës,e  që do të thotë polic të Thaçit, e që Prokuroria së shpejti do ti liron. Këto janë shfaqje ku këta polic kanë mundur të arrestohen pa kurrfarë rrezikimi”, thekson ai.

Ai tutje pohon se, ndihet krenar me Policinë e Kosovës, pasi edhe vet ishte polic i Kosovës, por shton se, si do të ndihemi ndonjë ditë kur në veri do të digjen me rend autoblindat e Policisë së Kosovës dhe do të vriten e zihen rob nga ushtria dhe policia, por edhe nga mercenaret e Beogradit dhe Moskës.

“Ende nuk janë dënuar vrasësit policit Enver Zymberi nga viti 2012, e tani prapë në 2019 për të mbet ën pushtet Vuçiqi dhe Thaçi duhen viktima nga të dyja anët. E këtyre këto viktima nuk iu prish punën asgjë, pasi përmes tensioneve të kontrolluara e mbajnë pushtetin e tyre”, përfundon Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat