Le t’vjen Shesheli, por do të arrestohet si Gjuriç

Politika

Le t’vjen Shesheli, por do të arrestohet si Gjuriç

Nga: Valon Rogova Më: 2 qershor 2019 Në ora: 15:22
Vojislav Sheshel

Lideri radikal serb Vojislav Sheshel, ka kërcënuar se do të vijë në Kosovë i armatosur.

Por një deklaratë kësisoj, nuk duhet shqetësuar qytetarët e Kosovës ngase i sipërpërmenduri e ka të ndaluar hyrjen legale në Kosovë që nga viti 2002, aso kohe vendim i marr nga KFOR-i.

Eksperti i çështjes së sigurisë, Drizan Shala, për “Bota Sot”, ka thënë se deklarata e Sheshelit vjen nga rezultatet e zhvillimeve aktuale.

“Deklarimi i Sheshellit vjen si rrezultat i zhvillimeve që kanë ndodhur në keto jave të kaluara por mbi gjitha si rrezultat ka aksionin policor ne veri por edhe deklarimit të opozitarit serb në kuvendin e Serbis ( Cedomir Jovanovic) se Kosoven e kemi humbur edhe duhet që edhe Presidenti serb të kuptojë kete realitet edhe e vetme shpres duhet të jete paqja në mese popujve”, tha Shala.

Shala, shtoi se Sheshel, e ka të ndaluar hyrjen në Kosovë nga KFOR dhe institucionet vendore të sigurisë në Kosovë dhe për rrjedhoj hyrja e tij nuk mund të ndodh në rrugët legale.

“Dhe hyrja e ti në Kosove në rrugët legale nuk mund të ndodh por në rruget klandistike mund të hyjë në territor të Kosoves por duke u bazuar që në momentin që do haset në rrugët apo në ndonje vend brenda Kosoves do të arrestohet edhe do procedohet rasti sipas ligjeve të aplikueshme”, tha ai.

Dhe këtë poshtërim të mundshëm nuk do tentoj që të provojë sepse Sheshelli ka frikën që mund të arrestohet si Marko Gjuriqi dhe kjo do kishte me qenë vrasje për karieren politike si nacionalist serb, deklaroi Shala.

Njohësi i çështjeve juridike, Muhamet Kelmendi, për “Bota Sot”, tha se çështja Sheshel tanimë është e mbyllur.

“Çështja Sheshel ësht është një histopri e tejkaluar dhe shumë megallomane.  Deklaratat e këtilla janë të njohura nga e kaluara. Krimineli Sheshel, si dhe Vuçiç e Daçiç ende jetojnë në ëndërra.  Ata duhet ta dijnë se nuk është koha e para vitit 1999”, tha ai.

Kelmendi, theksoi se sot, Kosova është në një situatë më të mirë nga çka qenë para disa vitesh.

“Sot, fatmirësisht Kosova është në një situatë tjetër. Dhe natyrisht për Sheshelin as edhe me mëndu nuk ia vlen e jo më të merremi me të. Por se, deklaratat e tilla duhen trajtuar mirë ngase kjo, nënkupton se ujku qimen e ndërron por zanatin jo.”, tha Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat