Burjani: Vendimi i MPJ-së ndaj Brnabiç, trimërues por jo zgjidhje

Politika

Burjani: Vendimi i MPJ-së ndaj Brnabiç, trimërues por jo zgjidhje

Nga: G.B Më: 3 qershor 2019 Në ora: 23:12
Behgjet Pacolli dhe Jetlir Zyberaj

“Keni të bëni me njerëz që vijnë nga mali, të cilëve nuk u intereson nëse është gjendje lufte apo jo dhe kjo më frikëson”, tha kryeministrja serbe, Ana Brnabiç javën e kaluar dhe për shkak të kësaj deklarate, Ministria e Punëve të Jashtme i ka ndaluar asaj përgjithmonë hyrjen në Kosovë.

Ndërsa, politikanë, figura publike dhe qytetarë kanë nisur një fushatë kundër Brnabiç, duke publikuar foto nga malet.

Lidhur me këtë çështje, njohësi i çështjeve aktuale politike dhe juridike në vend, Blerim Burjani, ka thënë për gazetën “Bota sot” se retorika e kundërshtimit dhe kërcënimit verbal ka eskalur në fyerje raciste nga Brnabiq, duke shtuar se kjo formë e komunikimit nuk sjell asgjë por e prolongon normalizimin.

Image
Blerim Burjani

“Retorika e kundërshtimit dhe kërcënimit verbal dhe ka eskaluar në fyerje raciste Bernabiq, kjo formë e komunikimit nuk sjell asgjë as shtensionim e as zgjidhje, por prolongon normalizimin. Përdorimi i metodave foljore të tipit barbare dhe fyese nuk do t’i kontribuon aspak gjendjes momentale. Kosova duhet ta ketë një model teknik të marrëveshjes për demarkacion dhe për tu zgjidhur problemi. Problemi është te përkufizimi teknik i kufirit e jo te gjërat tjera”, është shprehur ai.

Sa i përket ndalimit nga MPJ ndaj Brnabiç për të hyrë në Kosovë, ai thotë se tingëllon trimëruese por nuk është zgjidhje, pasi prodhon një kundër reaksion tjetër.

“Marrja e masave për ndalesa dhe mos bashkëpunim prapë është metodë e kundër reaksionit që prodhon një kundër reaksion tjetër, kjo nuk është formë për zgjidhje. Ndalesa e Bërnabiqit tingëllon patetike dhe trimëruese por nuk është zgjidhje”, ka deklaruar Blerim Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat