Faktorit politik në Kosovë më shumë se kurrë i nevojitet uniteti i plot koncensual

Politika

Faktorit politik në Kosovë më shumë se kurrë i nevojitet uniteti i plot koncensual

Nga: D. B. Më: 4 qershor 2019 Në ora: 15:03
Vesel Makolli

Këshilltarët e kancelarësh gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron kanë ardhur me disa mesazhe të qarta në Prishtinë.

Bëhet e ditur se në të gjitha takimet me liderët institucionalë të Kosovës, ata kanë theksuar se Samiti i Berlinit dhe ai i Parisit nuk kanë për qëllim të marrin rolin e lehtësuesit të dialogut apo të zëvendësojnë rolin e BE-së.

“Ne dëshirojmë të mbështesim BE-në për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse”, kanë thënë ata në takim me liderët politikë të Kosovës.

E në lidhje me këtë Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli ka thënë për “Bota sot” se stabiliteti i Ballkanit i kësaj pjesë të trazuar të Evropës varet shumë nga zgjidhja e "nyjës gordiane" mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, faktori relevant ndërkombëtar po tregon angazhim të madh këtë vit dhe seriozitet për zgjidhjen e problemit shekullor shqiptaro-serb me organizimin e takimit të Berlinit, si dhe vizitën e ditë më parë të komisionit miks gjermano-francez si uverturë e takimit të ardhshëm në Paris.

“Edhe pse delegacioni gjermano-francez kanë theksuar se Samiti i Berlinit dhe ai i Parisit nuk kanë për qëllim të marrin rrolin e lehtësuesit të dialogut apo të zëvendësojnë rolin e BE-së, por dëshirojnë të mbështesin BE-në për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, megjithatë ndikimi i faktorit relevant ndërkombëtar, sidomos i SHBA-as, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë dhe Francës do të jetë më se evident gjegjësisht vendimtar. Faktorit politik në Kosovë më shumë se kurrë i nevojitet uniteti i plot koncensual për zgjidhjen e problemit jetik të shtetit të Kosovës”, ka thënë Makolli.

Ai konsideron se ky unitet është mese i nevojshëm gjatë takimit të Parisit me 1 Korrik.

“Është non-sens për neve, si qytetarë të Kosovës nëse tek miqtë tanë kemi koordinim të plot për përkrahje, kurse në mes liderëve tanë ka kakofoni në qëndrime. Mendimi se zgjidhjen e problemit mund ta bëjnë dy palët kundërshtare pa implikimin e faktorit relevant ndërkombëtar është më shumë se utopi. Duke i marr parasysh sjelljet e deri tashme të palës serbe, sa i përket marrëveshjeve të arritura në Bruksel, si dhe duke pasur për bazë synimet shekullore gllabëruese të elitave serbe për tokat shqiptare, liderët tanë duhet që me ngulm të kërkojnë kyçjen në bisedime dhe garancinë për marrëveshjen eventuale nga SHBA-at dhe aleatet. Pra vizita e delegacionit mikës gjermano-francez duhet të na shërbej për ta unifikuar qëndrimin tonë pa ekuivokë për tërësinë territoriale të Kosovës, për njohje të ndërsjellta në mes të dy shteteve tona, si dhe ulësen e dytë shqiptare në OKB”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm  në AKR Vesel Makolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat