Nga lavdia e ‘Aleksandrit të Madh’ në skutat e historisë së Esat Toptanit, Bytyçi zbulon skenarin e Thaçit në Samitin e Parisit

Politika

Nga lavdia e ‘Aleksandrit të Madh’ në skutat e historisë së Esat Toptanit, Bytyçi zbulon skenarin e Thaçit në Samitin e Parisit

Nga: N.H Më: 5 qershor 2019 Në ora: 14:56
Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi, foto ilustrim nga "Bota sot"

Prof. dr. Enver Bytyçi, në një intervistë për gazetën “Bota sot”, ka folur për Samitin e Parisit që do të mbahet më 1 korrik, me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Bytyçi lidhur më ketë, ka thënë se presidenti Kosovës, Hashim Thaçi në Paris të Francës hallin më të madh do ta ketë për fatin e tij politik dhe moral personal, sesa të Kosovës.

Ai thekson se është e rrezikshme kur përballesh me një personalitet që ka projektuar në trurin e tij lavdinë e ‘Aleksandrit të Madh’ dhe shikon që përfundon në një skutat e historisë së Esat Toptanit.

Image
Prof. dr. Enver Bytyçi

“Jam i sigurt se ai do të jetë më shumë miqësor me Vuçiqin sesa me Haradinajn. Kjo ndodh, sepse presidenti i Kosovës nuk ka hallin e Kosovës, por ka hallin e fatit të tij politik dhe moral personal. Sfida e Hashim Thaçit nuk është Kosova dhe interesi i saj, por mbijetesa e tij politike dhe morale. Është e rrezikshme kur përballesh me një personalitet që ka projektuar në trurin e tij lavdinë e ‘Aleksandrit të Madh’ dhe shikon që përfundon në një skutat e historisë së Esat Toptanit”, ka thënë Bytyçi.

Ai gjithashtu ka deklaruar se në kryeqendrën e Parisit, i pari i Qeverisë së Kosovës mund të përballet me reagime të pamatura të Thaçit.

“Thaçi ka projektuar në tru shumë gjëra, të cilat nuk kanë të bëjnë me fatin e Kosovës, por me fatin e tij politik e historik. Prandaj, zoti Haradinaj mund të përballet me reagime të pamatura të zotit Thaçi. Aq më tepër që presidenti e sheh tashmë kryeministrin si një sfidat politik jo vetëm brenda vendit, por edhe në marrëdhëniet euro-atlantike”, ka thënë ndër të tjerash ai.

Çfarë pritet të ndodhë në Samitin e Parisit, a do të ndryshojë situata e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, a do të ketë unitet mes presidentit Thaçi dhe kryeministrit Haradinaj, si dhe shumë çështje tjera, do mund t’i mësoni nesër në intervistën e plotë, e cila do të publikohet në versionin e shtypur të gazetës “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat