Serbia fillon spastrimin etnik të shqiptarëve në veri

Politika

Serbia fillon spastrimin etnik të shqiptarëve në veri

Nga: N.Sh Më: 5 qershor 2019 Në ora: 16:33
Mitrovica

Serbia, siç duket dëshiron ta çojë planin e saj deri në fund sa i përket marrjes së veriut të Kosovës.

Pas përkrahjes apo idesë së presidentin të Kosovës, Hashim Thaçi, për korrigjimin e kufirit me Serbinë, apo dhënien e veriut dhe marrjen e Kosovës Lindore, Serbia ka nisur një aksion të spastrimit etnik në veri.

Burime të sigurta të gazetës “Bota sot”, nga Mitrovica, kanë konfirmuar se, Serbia ka mbledhur mijëra, e ndoshta e miliona euro për planin e tyre, largimin e shqiptarëve të veriu.

Ata, pikë së pari e kanë synim blerjen e të gjitha pronave të shqiptarëve në veri, e pas kësaj aty do të vendosin serbë nga ish-Jugosllavia, shumica prej tyre siç thotë burimi do të jenë kriminelë, serbët që kërkohen nga drejtësia dhe në shenjë amnistie ato do të detyrohen të jetojnë në pjesën e Kosovës veriore.

“Kjo është mënyra që po përdor Serbia, dhe shqiptarët duke e pas që nuk janë të sigurt dhe nuk po e kanë përkrahjen e shtetit të Ksoovës, do të detyrohet që të shesin pronat e tyre në veri për të u larguar në jug apo në ndonjë pjesë tjetër të Kosovës”, thotë burimi i gazetës “Bota sot”.

Gazeta “Bota sot”, në vazhdimësi ka shkruar për Kosovën veriore, pas spastrimin e shqiptarëve dhe mbushjen e asaj pjese me kriminelë serb, mirëpo shteti i Kosovës, nuk po e merr këtë parasysh, madje as që po përkujdeset për shqiptarët e asaj pjese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat