BE  i kundërpërgjigjet Thaçit rreth kërkesës për bashkim me Shqipërinë

Politika

BE  i kundërpërgjigjet Thaçit rreth kërkesës për bashkim me Shqipërinë

Nga: V.R Më: 5 qershor 2019 Në ora: 18:32
Nataliye Apostolova

Së fundmi, presidenti i vendit Hashim Thaçi, është shprehur se një nga synimet e tij është dhe bashkimi i Kosovës me Shqipërinë. Ai, në një emision televiziv, është shprehur se nëse Evropa s’na pranon me dy flamuj do të shkojmë me një.

Nataliya Apostolova, shefe e Bashkimit Evropian me seli në Kosovë, për “Bota Sot”, ka thënë se BE-ja, ka mbështetur vazhdimit parimet e pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor. Madje, siç tha ajo, BE-ja do të vazhdoj të bashkëpunojë në mënyrë bilaterale që rrugët e Ballkanit Perëndimor, veçmas Kosovës të jenë më efektive.

“BE ka mbështetur vazhdimisht parimet e pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor. Këshilli Evropian ka përsëritur mbështetjen e saj të qartë për perspektivën e qartë të rajonit të Ballkanit Perëndimor. BE do të vazhdojë të punojë me të gjithë partnerët në rajon në mënyrë bilaterale në rrugën e tyre evropiane dhe në drejtim të bashkëpunimit dhe bashkëpunimit rajonal më të afërt dhe më efektiv”, ka thënë Apostolova.

Shefja e BE-së, ndër të tjera, tha se BE-ja, do të vazhdojë të ndërtojë marrëdhënie konstruktive dhe bashkëpunuese por jo asnjëherë nuk do të përkrahë bashkimin e territoreve.

“Në vend të kësaj, Bashkimi Evropian pret që të gjithë në rajon të vazhdojnë të ndërtojnë marrëdhënie konstruktive dhe bashkëpunuese dhe të përqendrohen në dhe të intensifikojnë punën në programet e tyre përkatëse të reformave për të ecur përpara në rrugën e integrimit evropian”, tha Apostolova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat