Çfarë pritet nga takimi i Haradinajt me Angela Merkel? Flet Krasniqi

Politika

Çfarë pritet nga takimi i Haradinajt me Angela Merkel? Flet Krasniqi

Nga: G.B Më: 5 qershor 2019 Në ora: 18:36
Ramush Haradinaj dhe Angela Merkel

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka udhëtuar në Berlin, me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel.

Se çfarë do të diskutohet dhe çfarë pritet nga ky takim, njohësi i çështjeve politike në vend, Faik Krasniqi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se do të flitet për marrëdhëniet mes dyja vendeve, dialogu Kosovë-Serbi dhe liberalizimi i vizave.

“Temat që do bisedohen mes kryeministrit Haradinaj dhe kancelares Merkel në Berlin, do të jenë marrëdhëniet mes të dyja vendeve, dialogu Kosovë-Serbi dhe liberalizimi i vizave. Por, dialogu Kosovë-Serbi dhe liberalizimi i vizave, do të jenë temat që do të diskutohen më shumë”, është shprehur ai.

Image
Faik Krasniqi

Sipas tij, nga ky takim do të informohemi se kur do të nis dialogu me Serbinë dhe do të kemi një datë për liberalizimin e vizave.

“Në këtë takim mes tyre do të ketë më shumë qartësi rreth këtyre dy çështjeve, sepse janë stërzgjatur për kohë shumë të gjatë, gjë që e ka bllokuar Kosovën në arenën ndërkombëtare. Nga ky takim do informohemi përafërsisht se kur do rinisë dialogu, dhe një afat se kur qytetarët e Kosovës do të lëvizin drejt vendeve të Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Faik Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat