Kosova po braktiset, Qeveria Haradinaj po i bënë dëm të madh vendit

Politika

Kosova po braktiset, Qeveria Haradinaj po i bënë dëm të madh vendit

Nga: Valon Rogova Më: 5 qershor 2019 Në ora: 22:08
Qeveria Haradinaj

Qytetarët e Kosovës, dëshpërimisht lënë vendin e tyre të lindjes duke shkuar - siç shprehën ata për një jetë më të mirë - kryesisht në vendet e BE-së.

Qytetarë të shumtë, nga dita në ditë, rreshtohen tek ambasadat e shteteve kryesore të BE-së per t’marr biletën për “parajsë” pasi që, sipas tyre, vendi ku u lindën dhe rriten, s’i ngjanë një shteti normal, por një ferri me plot kuptimin e fjalës.

Persona të sferës publike, veçmas ata të politikës, fajin për këtë dukuri që sipas tyre është dhe duhet të jetë shqetësuese, ia atribuojnë qeverisë Haradinaj.

Bajrami: Momentalisht jemi të angazhuar që t’i shkurtojnë jetën kësaj qeverie

Hykmete Bajrami, ish-ministre në qeverinë Mustafa, për “Bota Sot”, tha se kjo qeveri, më e madhja me numër, është shkaktare për gjendjen apo krizën në të cilën ndodhet vendi.

Image
Hykmete Bajrami

“Unë mendoj se kjo qeveri (më e madhja në historinë e vendit) klienteliste, e cila taksat e qytetarëve i ka vënë komplet në shërbim të partive të koalicionit ka arritur të humb shpresën e qytetarëve. Në një vend ku politizimi i institucioneve, korrupsioni a nepotizmi kanë arritur kulmin nuk ka shpresë që të rinjtë të kenë perspektivë”, tha ajo.

Ajo, përmendi edhe sfidat dhe vështirësitë të cilat i është dashur të përballej qeveria e mëparshme Mustafa, por se, sipas saj, qeveria në të cilën bënte pjesë dhe vet, ka qeverisë pa asnjë aferë korrupsioni.

“LDK-ja ka qeverisë 2 vite e 7 muaj pa asnjë aferë korrupsioni, pa nepotizëm dhe ka arritur që të gjithë indikatorët ekonomik t’i kthejmë në terma pozitivë dhe me trende të shpehta të rritjes. LDK-ja në programin e saj, shtyllë e ka mirëqeverisjen, transparencën e plotë në shpenzim të parasë publike bazuar në prioritetet e qytetarëve të vendit. Arsimi cilësor, ambienti i favorshëm i biznesit, lufta kundër korrupsionit e krijimi i vendeve të reja të punës e kthejnë shpresën që të rinjtë të rrijnë këtu. Këto janë prioritetet e LDK-së. Momentalisht jemi të angazhuar që t’i shkurtojnë jetën kësaj qeverie e cila po i bënë dëm të parikuperueshëm vendit”, tha ajo.

Driton Selmanaj: Qeveria Haradinaj, e zeza e Kosovës

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, për “Bota sot” është shprehur tejet i rrituar me gjendjen në të cilën ndodhet vendi. Ai, ka thënë se qeveria Haradinaj, më së paku është e interesuar për qytetarët e vendit.

“Qeveria Haradinaj, më së paku është  e interesuar për njerëzit në Kosovë dhe për më tepër kjo qeveri i ka dhanë goditjen e fundit shpresës për t’jetuar dinjitetshëm në këtë vend. Numri i madh i braktisjes së vendit nga qytetarët e Kosovës tregon për një kultur qeverisëse abuzive nga qeveria aktuale. Qeveri jo që ngjallë shpresën por mbyt atë.”, tha Selmanaj.

Image
Driton Selmanaj

Selmanaj, shtoi se arsyetimi i kryeministrit Haradinaj për dukuritë më të zeza që po i ndodhin vendit, pra braktisjes nga qytetarët, është një arsyetim joserioz dhe skandaloze.

“Madje edhe deklarata e Kryeministrit duke relativizu me idenë se njerëzit duhet të jenë të lirë t’lëvizin apo t’shkojnë gjejnë punë tjetër kund është irrituese.”, tha ai.

Ai, më tej, tha se për shkak të kësaj situate, qytetarët e Kosovës, kanë mundësin të jenë patriot të vendit duke i dal në krah opozitës për ta rrëzu qeverinë ekzistuese.

“Prandaj për shkak të kësaj situate, rrëzimi i qeverisë Haradinaj ose tentimi për ta rrëzu qeverinë Haradinaj është akti më sublim i gjithësecilit. Kjo qeveri nuk ka ditë që nuk ngopen me skandale. Skandali s’e pret skandalin.”, tha deputeti Selmanaj.

Mushkolaj: Kjo situatë iu vjen për shtati politikanëve

Kurse, Imer Mushkolaj, analist dhe njohës i rrethanave, për “Bota Sot”, tha se fenomeni i braktisjes së vendit është rezultat i moszhvillimit ekonomik dhe keqqeverisjes së të gjitha qeverive deri më tash.

Image
Imer Mushkolaj

Sipas tij, njerëzit e kanë humbur shpresën se në këtë vend mund të bëhet mirë. Në njërën anë polikanët përfitojnë miliona nga paratë publike, e në anën tjetër qytetarët jetojnë keq, jetojnë në varfëri. Besimi në politikanët ka humbur dhe zgjidhje e vetme ka mbetur largimi nga vendi.

“Fatkeqësisht, kjo situatë iu vjen për shtati politikanëve, të cilët do të vazhdojnë të qeverisin për veten dhe të vetët. Lajmi më i keq është kur njerëzit nuk shohin shpresë dhe të ardhme në vendin e tyre. Kjo po ndodh në Kosovë”, tha Mushkolaj.

Pajaziti: “Elita” të mbetet në shtresën më të ulët

Ndërkohë, sociologu Ali Pajaziti, për “Bota sot”, tha se braktisja e vendit apo lëshimi i atdheut është një dukuri shqetësuese që po e merr dita ditës pjesën ‎më të mirë, më cilësore të shoqërisë, rininë, bashkë me trurin më fisnik që në sociologji quhet ‎shpërngulje e trurit (brain drain).‎

Image
Ali Pajaziti

“Braktisja e vendit apo lëshimi i atdheut është një dukuri shqetësuese që po e merr dita ditës pjesën ‎më të mirë, më cilësore të shoqërisë, rininë, bashkë me trurin më fisnik që në sociologji quhet ‎shpërngulje e trurit (brain drain). Janë të shumta shkaqet ë njerëzit i shtyn në një vendim të tillë ‎‎“fatal”, sepse s’është vendim i lehtë: Kriza shoqërore e përgjithshme, duke nisur nga dimensioni ‎ekonomik, papunësia, mosperspektiva, deri te ai psikologjik, mass-“infektimi” se këtu s’ka ardhmëri, ‎se diku jashtë duhet kërkuar bukën, se atje ka kushte për jetesë e narracione të ngjashme”, tha ai.

Ai, është i mendimti se korrupsioni i çdo poreje të shoqërisë është një faktor tjetër që rrit defetizmin te kategoria rinore dhe ‎më gjerë. Mosfunksionimi i drejtë i ashensorit social bën që njerëz pa certfikata e diploma, pa aftësi e ‎afinitete të ngriten lartë, kurse “elita” të mbetet në shtresën më të ulët. ‎

Duhet punuar në ndryshimin e gjendjes

Xhavit Drenori, ish-asambleist në komunën e Drenasit, për “Bota sot”, tha se mungesa e perspektivës dhe njëkohësisht mungesa e çasjes në mënyrë të barabart me shërbimet e shtetit, del të jetë shkaktari kryesor që njerëzin ikin nga ky vendi.

“Kjo është e dhimbshme dhe besoj që njerëzit duhet me gjet kurajon dhe me punu që me ndryshu këtë gjendje se nuk është zgjidhje largimi”, tha ai.

Image
Xhavit Drenori

I pyetur nga “Bota Sot”, nëse ekziston ndonjë grupacion politik të cilit duhet drejtuar gishtin si përgjegjës për situatën e krijuar, ai u shpreh se po.

Sipas tij, grupet e interesit dhe grupet që janë në pushtet, janë shkaktarët kryesor të situatës së krijuar.

“Po patjetër që në këtë aspekt direkt në institucione duhet drejtuar gishti. Kryesisht janë grupet e interesit dhe grupet e caktuara në të cilën ndodhen në pushtet”, tha ai.

Megjithatë, Drenori, theksoi se njërzit para se të marrin vendim që të largohen nga vendi, ata duhen qëndruar këtu, që bashkarisht të luftohet e keqja që po i zë frymën vendit.

Ndryshe, ndryshe Kuvendi i Kosovës është afër finalizimit të rezolutës që do të paraqitet në kuvend e cila ka qëllim marrjen e masave për ndalimin e ikjes së të rinjve nga vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat