Krasniqi i reagon Daçiqit: Me u pyet Slloba i vogël, duhet krejt Kosova t’i takon Serbisë - Bota Sot
Krasniqi i reagon Daçiqit: Me u pyet Slloba i vogël, duhet krejt Kosova t’i takon Serbisë

Politika

Krasniqi i reagon Daçiqit: Me u pyet Slloba i vogël, duhet krejt Kosova t’i takon Serbisë

Nga: A.M. Më: 5 qershor 2019 Në ora: 22:31
Ivica Daçiq

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, të hënën ka thënë se Veriu i Mitrovicës nuk mund të mbetet nën sovranitetin e Prishtinës.

Lidhur me këtë deklaratë të Daçiqit, analisti politik, Faik Krasniqi, ka deklaruar se pjesa veriore e Kosovës është çështje që do të rregullohet nga fuqitë e mëdha botërore, si SHBA, Gjermania, Franca dhe Britania e madhe.

“Nëse pyetet Serbia ose Ivica Daciqi (Slloba i vogël), atëherë krejt Kosova duhet t'i takojë Serbisë, jo vetëm pjesa veriore e Kosovës. Por është gjë që nuk është në dorën e tyre, se po të ishte në dorën e tyre ata do të kërkonin që në shqiptarët të zhdukeshim fare. Pjesa veriore e Kosovës është çështje që do të rregullohet nga fuqitë e mëdha botërore. Respektivisht SHBA, Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image
Faik Krasniqi

Sipas Krasniqit ajo çfarë duhet të bëjë Kosova është që çdo gjë të jetë reciproke.

“Kosova duhet të kërkoj të njëjtat të drejta që do të kenë serbët në Kosovë, të kenë edhe shqiptarët në tre komunat në Luginën e Preshevës. Çdo gjë reciproke!”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...