Mësohet rruga e vetme se si mund të rrëzohet Qeveria - Bota Sot
Mësohet rruga e vetme se si mund të rrëzohet Qeveria

Politika

Mësohet rruga e vetme se si mund të rrëzohet Qeveria

Nga: D. B. Më: 6 qershor 2019 Në ora: 15:47
Qeveria e Kosovës

Opozita që përbëhet nga LDK, VV dhe PSD nuk i ka votat e mjaftueshme për ta rrëzuar Qeverinë. Kjo për faktin se atyre u duhen edhe 3-4 vota, që do të thotë se ato vota duhet t'i kërkojnë tek deputetet e shumicës.

Kurse njohësi i çështjeve politike në vend Ismet Haziri ka thënë për “Bota sot” se njeriu mundë të jetojë edhe nga ëndrrat e bukura, megjithëse ka të tillë që duken se janë zgjuar, por janë në agoni totale.

“E parafrazova në këtë mënyrë, ngase liderët tanë nuk zgjidhen për arritjet dhe inteligjencën e tyre, por sepse ata janë në gjendje të fitojnë besimin e njerëzve dhe praktikat kanë treguar se janë gjithnjë të gatshëm ta tradhtojnë atë besim. Pra cilat janë parakushtet minimale të besimit se kjo opozitë ka vendosmëri dhe forcë që të futët në mocionin e votimit për rrëzimin e Qeverisë. Unë nuk e shoh fare këtë opozitë se ka seriozitet dhe fuqi që ta rrëzojë këtë Qeveri, janë po këta bashkë me pozitën që e kanë degraduar Kuvendin shpirtërisht dhe mendërisht me sjelljet e tyre nën nivelin e përgjegjësisë që ju është deleguar nga populli dhe janë bërë njëjtë kancer i metastazuar i shoqërisë”, ka thënë Haziri.

Sipas tij, tani nuk do të mblidhen numrat, përveç se në mungesë të kreativiteti dhe me qëllim për ti mbuluar edhe dobësitë e veta në punën e Kuvendit.

“Opozita ka përzgjedhur pak popullizëm elektoral sa për ti ruajtur për qefin e vetë sondazhet se gjoja po prijnë si të para, këto lojna ndonëse të pista, janë të pranueshme në politikë, e në veçanti në Kosovë. Secili i zgjedhur e mendon vetën e vetë, se a do i sjellë fati prapë të ulet ne karriget e këndshme të Kuvendit, për të i gëzuar rrogat e majme, e privilegjet tjera pa bërë asnjë punë të hairit. Për bindjen time, Qeveria mundë të rrëzohet vetëm nga minimi i brendshëm i “PAN-it” gjë që kjo mundësi edhe mundë të ndodhë pas takimit të Parisit, si rezultat i mos harmonizimit te rrjedhojës së mëtutjeshme të politikave në raport me SHBA dhe BE”, ka thënë njohësi i çështjeve politike në vend Ismet Haziri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...