Përderisa Qeveria e Kosovës nuk propozon masa që të ndalet ikja e rinisë dhe shtresave tjera intelektuale nga Kosova, ikja e tyre do të vazhdojë edhe më tej.
Koncentrimi i gjatë i politikës në pushtet tek përmbushja e kërkesave klienteliste e jo në zhvillim të vendit, ka bërë që Kosova të kolapsojë ekonomikisht dhe financiarisht.
Kështu ka vlerësuar Avni Zogiani nga VV, i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se ikjet janë një rezultat normal i një vendi që për 20 vjet është koncentruar në tenderë që sigurojnë fitime për politikën, e jo në shpenzime që kthehen në zhvillim.
“Ikja do të vazhdojë për aq kohë sa nuk ka një ndryshim rrënjësor në qeverisje, që i bie që Kosova duhet te ndryshoje tërësisht qeverisësit”, ka thënë Avni Zogiani.