Maloku reagon ndaj Ivica Daçiqit për Kosovën Veriore

Politika

Maloku reagon ndaj Ivica Daçiqit për Kosovën Veriore

Nga: A.M. Më: 7 qershor 2019 Në ora: 15:58
Ivica Daçiq

Politologu Albinot Maloku ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq, i cili ka thënë se veriu i Mitrovicës nuk mund të mbetet nën sovranitetin e Prishtinës.

Ai ka thënë se kjo deklaratë është vazhdimësi e një pritjeje të tij për përkufizim ose korrigjim kufijsh.

 “Përqasja e Ivica Daçiçit karshi veriut të Kosovës nuk është befasuese, përderisa është po i njëjti qe si zgjidhje gjithmonë ka rekomanduar përkufizimin mes serbëve e shqiptarëve! Edhe deklarimi i tij se veriu i Mitrovicës nuk mund të mbetet nën sovranitetin e Prishtinës është vazhdimësi e një pritjeje të tij për përkufizim ose korrigjim kufijsh”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image
Albinot Maloku

Për më tepër, ai ka deklaruar se nga BE nuk pret ndonjë reagim konkret rreth veprimeve të Serbisë.

“Qeveria e Kosovës në asnjë formë nuk duhet të merret me deklarime të cilat veç i dimë por maksimalisht të përqendrojë vëmendjen tek përfshirja e veriut brenda sistemit zyrtar të Prishtinës. Nga BE nuk pres ndonjë reagim ose insistim e reagim konkret rreth veprimeve të Serbisë”, ka përfunduar Maloku për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat