Krasniqi paralajmëron: Ja çfarë do të qartësohet në Samitin e Parisit, zbulon se çfarë do të ndodhë edhe me fatin e Trepçës

Politika

Krasniqi paralajmëron: Ja çfarë do të qartësohet në Samitin e Parisit, zbulon se çfarë do të ndodhë edhe me fatin e Trepçës

Nga: N.H Më: 7 qershor 2019 Në ora: 23:28
Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi, foto ilustrim nga "Bota sot"

Presidenti i vendit Hashim Thaçi i cili ishte pjesë e panelit të foumit GLOBSEC 2019, që u mbajt në Bratislavë, ka folur për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.

Mes tjerash, presidenti i vendit nga atje ka potencuar se marrëveshja e vitit 2013 pati një efekt të jashtëzakonshëm sa i përket marrëdhënieve mes dy vendeve.

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Faik Krasniqi, duke e komentuar takimin në Bratislavë, për gazetën “Bota sot”, thotë se nga ky takim nuk është pritur asgjë më shumë, përveç të shërbejë si një cirk për Thaçin dhe Vuçiqin.

Image
Faik Krasniqi

“Në Bratislavë nuk është pritur edhe më herët që do te këtë qartësim sa u përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Takimi i Bratislavës më shumë ka shërbyer për cirk të Thaçit dhe Vuçiqit, duke treguar "forcën" kundër njeri-tjetrit. Samiti i Parisit pritet të jetë pika kyçe e qartësimit të dialogut”, thotë Krasniqi.

Me tej ai shpjegon se Samitin e Parisit do të qartësohet në detaje se si do të vazhdojë dialogu, respektivisht, formati i dialogut mes dy vendeve.

Ai gjithashtu thekson se brenda vitit do të kemi një përfundim të dialogut Kosove-Serbi, ndërsa duke folur për çështjen e Trepçës, ai konsideron se kjo e fundit do të ngelet në duart e fuqive të mëdha si SHBA, Gjermania, Franca dhe Anglia.

“Besoj që brenda vitit do të kemi një përfundim të dialogut Kosove-Serbi, me kufi te paprekur, njohje reciproke etj. Kurse, fati i Trepçës do të ngelet në duart e fuqive të mëdha si SHBA, Gjermania, Franca dhe Anglia. Aty do të specifikohen të gjitha, sa do të përfiton Kosova”, ka thënë në fund ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat