Ndryshimi i kufijve mund të përjashtohet, kjo mund të jetë zgjidhja

Politika

Ndryshimi i kufijve mund të përjashtohet, kjo mund të jetë zgjidhja

Nga: G.B Më: 8 qershor 2019 Në ora: 15:09
Foto ilustrim "Bota sot"

Një marrëveshje Kosovë-Serbi mund të arrihet shumë shpejt, me përfshirjen e Gjermanisë në dialog.

Kështu ka deklaruar së fundmi kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Këtë deklaratë ai e ka bërë pasi është takuar me kancelaren gjermane, Angela Merkel, në Berlin, e pas takimit ka folur edhe për mundësinë e arritjes së një marrëveshje që siç e ka quajtur ai “Vendimi i Madh”, në të cilën do të jenë të përfshira SHBA-të, Gjermania dhe Franca.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike në vend, Fadil Lepaja, ka thënë për gazetën “Bota sot” se nëse këto fuqi janë dakord, marrëveshje është e mundshme.

Image
Fadil Lepaja

“Gjithsesi, nëse këto fuqi janë dakord, marrëveshja është e mundshme, aq më tepër se marrëdhëniet e armiqësuara Kosovë Serbi janë pengesë për procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit perëndimor në BE”, ka vlerësuar Lepaja.

Sipas tij, në këtë përbërje do të përjashtohej mundësia e ndryshimit të kufijve, e si zgjidhje do të ishte e mundshme një pako e përbashkët, ndoshta dhe kalimtare.

“Në këso përbërjeje me shumë gjasë ndryshimi i kufijve do të përjashtohej por do të ishte e mundshme një zgjidhje në një pako të përbashkët, mbase edhe kalimtare. Kjo pako do të mund të korrigjohej me marrëveshje pas integrimit të përbashkët në BE”, është shprehur Fadil Lepaja për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat