Krasniqi zbulon lojën e Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit: Kështu do të zgjidhet kryetari i LDK-së - Bota Sot
Krasniqi zbulon lojën e Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit: Kështu do të zgjidhet kryetari i LDK-së

Politika

Krasniqi zbulon lojën e Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit: Kështu do të zgjidhet kryetari i LDK-së

Nga: G.B Më: 8 qershor 2019 Në ora: 22:11
Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa

Njohësi i çështjeve politike në vend, Faik Krasniqi vlerëson se Ismet Beqiri i takon gardës së vjetër të LDK-së, që janë fajtor për shkatërrimin e kësaj partie dhe kështu që promovon një kandidat për kryetar, të po asaj garde dhe nuk e kanë problem të shkojnë në emisione të Baton Haxhiut, pasi kjo gardë ka qenë çdoherë kundër presidentit Rugova.

“Ismet Beqiri i takon gardës së vjetër të LDK-së, që janë fajtorë për shkatërrimin e kësaj partie. Meqë i takon gardës së vjetër, patjetër që promovon kandidatin për kryetar partie nga rrethi i ngushtë i tyre. Këta nuk e kanë problem që shkojnë në emisione të Baton Haxhiut, sepse kjo gardë e vjetër kanë qenë gjithmonë kundër Presidentit Rugova”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, kryetari i LDK-së do të zgjidhet me miratimin e PDK-së dhe më pas do t’i marrin votat për rrëzimin e Qeverisë, që më pas të bëjnë sërish koalicion.

Image
Faik Krasniqi

“Padyshim që kryetari i LDK-së zgjidhet me aminin e PDK-së, dhe këta këlysh të SHIK-ut brenda LDK-së, me në krye Isa Mustafën, do t'i marrin votat e PDK-së për rrëzimin e Qeverisë, në mënyrë që pas zgjedhjeve prapë të bëjnë koalicion. Kjo është loja e Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit”, ka deklaruar Faik Krasniqi për “Bota sot”.

Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), si subjekti me më së shumti deputetë në Kuvendin e Kosovës,  qysh nga marrja e pushtetit nga koalicioni PDK-AAK-Nisma (PAN), po kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme.

Derisa, në anën tjetër, kjo parti ka filluar përgatitjet administrative dhe teknike për realizimin e zgjedhjeve brenda vetë partisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...