Njohësi i çështjeve juridike tregon se çfarë mund të konsiderohet si sukses nga Samiti i Parisit - Bota Sot
Njohësi i çështjeve juridike tregon se çfarë mund të konsiderohet si sukses nga Samiti i Parisit

Politika

Njohësi i çështjeve juridike tregon se çfarë mund të konsiderohet si sukses nga Samiti i Parisit

Nga: N.H Më: 8 qershor 2019 Në ora: 23:39
Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi

Njohësi i çështjeve juridike dhe kushtetuese, Blerim Burjani, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka bërë një koment rreth Samitit të Parisit, i cili pritet të mbahet në korrik të këtij viti me ftes të presidentit Macron.

Burjani konsideron se në këtë samit mund të prezantohet edhe një dokument kornizë, për cka ai thotë se kjo mund të bëhet vetëm nëse ka gatishmëri mes dy vendeve.

“Nga Samiti i Parisit do të vlerësohet si pozitive nëse mbahet duke pas parasysh se një dokument kornizë pritet t’u prezantohet palëve. Nëse ka pajtim në mes Thaçit dhe Vuçiqit për këtë dokument udhëzues për zgjidhje përfundimtare deri në fund të këtij viti, ka pas hezitim nga Serbia dhe ende ka, sepse një dokument kornizë që mund të pritet të dal në samit nëse veç ka gatishmëri që palët të pajtohen me këtë dokument gjasat mund të jenë pozitive. Pra, varet shumë nga qasja që po i bëhet”, shprehet ai.

Ai mes tjerash ka shpjeguar se tejkalimi i ngërçit të dialogut mund të bëhet vetëm nëse arrihet ndonjë pajtueshmëri mes palëve, dhe se gjithashtu kjo edhe mund të konsiderohet si sukses i këtij Samiti.

“Ndoshta tejkalimi i pengesave për dialogun nëse arrihet të ketë pajtueshmëri në mes palëve mund të vlerësohet në fund të fundit sukses i këtij samiti”, shpjegoi ai mes tjerash.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...