Ambicia e Shpend Ahmetit po e shkatërron Prishtinën

Politika

Ambicia e Shpend Ahmetit po e shkatërron Prishtinën

Nga: Valon Rogova Më: 9 qershor 2019 Në ora: 10:53
Shpend Ahmeti

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke i vënë përparsi vetës që të merrët me çështje të cilat, një herë e dikur, veçmas kur u zgjodh kryetar i Prishtinës, as nuk do të kishte marr vet me mend që do t’merrej, ka bërë që Prishtina, atë për të cilën qytetarët prishtinas e zgjodhën ta drejtoj, të mbetet si mos më keq, shkruan "Bota sot".

Kështu ka lënë të kuptohet asambleisti i Kuvendit Komunal të Prishtinës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani.

“Me këto ambicje Shpendi dëshiron në çdo mënyrë ti shërbej këtij regjimi, në mënyrë që regjimi ta ndihmojë në kapjen e Prishtinës”, tha ai.

Rrahmani, theksoi se është evidente që Shpend Ahmetit nuk i intereson Prishtina e qytetarët e Prishtinës. Madje, sic shprehet ai, Shpendit, nuk i intereson as Kosova e qytetarët e saj.

“Sa ishte në VETËVENDOSJE! Duke dashur tu shërbej qytetarëve të Prishtinës hoqi dorë nga Universiteti që të jetë më afër qytetarëve, të kryej me përgjegjësi punën si kryetar”, tha Rrahmani.

Asambelisti i Vetëvendosjes, tha se me largimin e Shpendit nga Vetëvendosje, bëri që të ndryshoj katërcipërisht në qëndrimet e tij politike.

“Me largimin nga VETËVENDOSJE! U larguan edhe parimet, ai tashmë e ka dëshmuar se është bërë pjesë e ambicieve të sëmura personale për pushtet politik e ekonomik. Tashmë është bërë kryetar i nje partie, është bërë pjesë e delegacionit të bisedimeve me serbinë. Këto ambicje të sëmura i ka pas vetëm Hashim Thaçi që prej aktivizimit të tije politik.”, tha ai.

Ai, për “Bota sot”, shtoi se ambiciet e Shpendit, po i vuan qytetari Prishtinës.

“Tash për tash për shkak të ambicieve të sëmura te Shpend Ahmetit po e vuan qytetari i Prishtinës, jemi dëshmitar të kolapsit të Prishtinës, ajo tashmë nuk ka zhvillim është e ngulfatur dhe nuk ka shpres se do të ndryshojë për të mire. Ambicjet e sëmura personale e dërguan Kryetarin në rrugë pa kthim, kjo rrugë tashmë që edhe vetë po e sheh fundin e tije politik, faturën do të paguajnë qytetarët e Prishtinës me mos zhvillim të qytetit. Andaj është i domosdoshëm organizmi qytetarë në mbrojtje të Prishtinës. Çdo ditë e humbur me këtë kryetar e këtë udhëheqje në Prishtinë është kthim mbrapa në zhvillim”, tha ai.

Sipas Rrahmanit, asnjë projekt kapital i investuar në vitin 2018, nuk ka arrit madje as bartjen e vitit 2017 të shpenzoi.

Sipas tij, katër parqe të premtuara, katër çerdhe të premtuara, 5 shkolla të premtuara, 250 banesa për të pastrehët, parkingu nëntokësor te bibloteka kombëtare, parkingje në hyrje të qytetit janë projekte të cilat u premtuan por që nuk u realizuan kurrë.

 

 

 

 

 

Ai, shtoi se edhe në tenderat për Prishtinës karakterizohen me korrupsion.

“Tenderat janë karakterizuar me dallavere të shumta sa që OSHP, ka anuluar me shume se cdo here tjeter për parregullësi, madje edhe organizata që mbikqyrin kanë hasur në gjetje të shumta ku është dëmtuar buxheti i Komunës”, tha ai.

 

Më tej, ai shtoi se pazare janë bërë edhe më ndërmarrjet publike, ku me bërjen koalicion me partit e tjera janë ndarë edhe hiset ne keto ndermarrje, tashmë është e dukshme nga njerzit qe jane punësuar të identifikohen edhe ndërmarrjet cila parti i ka kapur.

“Në komunën e Prishtinës nuk ka dikaster që nuk ka degradu, punësimit bëhen me libreza partie, drejtorët e shkollave po ashtu, shpërndarja e subvencioneve, koncertet bëhen për përfitime personale, kurdo që u duhen votat në asamble kryetari vjen aty për pazare dhe e bënë shumicën. Kryetari me mandat të vjedhur tashmë e ka kuptuar humbjen e tija dhe si duket e ka Ka kthy në pronë personale komunë e Prishtinës”, tha Rrahmani.

Ai, përmendi se nëse u referohemi dokumentave si buxheti 2019, dhe korniza afatmesme 2019-2021, shihet që Prishtina do ti humbë katër vite këtë me këtë qeverisje, nuk ka asnjë projekt që vlen të përmendet, korniza afatmesme është përshkrim i vitit 2019 vite pas viti.

 

“Projekte jetike për Prishtinën që nuk është bërë asgjë në këtë vitë është Hartimi Zonal dhe Plani Zhvillimor i Prishtinë, ku afati ligjor është mesi shtatori i këtijeviti të përfundohet, perderisa ende nuk ka filluar. Përderisa mandatin e kaluar jemi marr shembull për të mire nga komunat tjera këtë mandat si duket do të jemi shembull i keq si nuk duhet të qeverisë një komunë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat