Profesori akuzon Thaçin dhe Veselin: Nuk lejuan shqiptarët të kthehen në shtëpitë e tyre në veri - Bota Sot
Profesori akuzon Thaçin dhe Veselin: Nuk lejuan shqiptarët të kthehen në shtëpitë e tyre në veri

Politika

Profesori akuzon Thaçin dhe Veselin: Nuk lejuan shqiptarët të kthehen në shtëpitë e tyre në veri

Nga: A.M. Më: 9 qershor 2019 Në ora: 14:40
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Profesor dr. Binak Maxharraj, në një bashkëbisedim për gazetën “Bota sot”, ka treguar  se si presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli nuk i lejuan qytetarët shqiptarë që të kthehen në shtëpitë e tyre në veri të vendit.

“Dihet së që nga pas lufta Veriu i Kosovës mbeti disi jetim as i imi dhe as i yti. Fill pas luftës Oliver Ivanoviqi e nisi rojet për ta mbrojt urën. Atë natë ky njeri zhvillonte betejën e fundit për ti larguar shqiptaret nga Veriu. Pati edhe të vrarë nja 12 shqiptarë e humbën jetën se nuk dëshironin ti lëshonin shtëpitë e tyre, kurse po në këtë kohë aty u panë edhe Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli të cilët nuk i lejonin shqiptaret të kthehen nëpër shtëpitë e tyre, atyre u ndihmonte edhe KFORI francez i cili jo rastësisht ishte vendosur në Veri. Qe nga ajo kohë veriu filloi të bllokohet, filloi të ndryshoi çdo gjë. Veriu i mbrojtur nga askush së shpejti u mbush me militar, kriminel të ardhur nga Serbia më direktiva të qarta të Serbisë që në vrap  ta ”pushtojnë” Kosovën. Veriu dalëngadalë filloj të ndërrojë fizionominë e vetë. Çdo gjë në Veriun e Kosovës filloi të marrë ngjyrën Serbe. Nuk dëgjoheshin më këngë shqipe, nuk kishte më simbole shqipe, pra çdo gjë atje frymonte serbisht. Njeriu kishte përshtypjen se është në Kraleve apo në ndonjë qytet në Serbi”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai është shprehur se  në veri të vendit nuk zatohen ligjet e as kushtetuta e shtetit të Kosovës.

“Në veri për të gjitha këto vite të pas luftës nuk guxonte të shkelë këmba e shqiptarit. Pra, edhe pse jo juridikisht, praktikisht Veriu ishte serb, ishte i Serbisë, kishte rrëshqitë ashtu pahetueshëm në Serbi. Ani pse atje u formuan disa organe “shtetërore” në Veri sa për sy e faqe, sepse atje nuk vepronin ligjet e Kosovës, çdo gjë, çdo urdhër vinte nga Beogradi e jo nga Prishtina. Ata nuk i zbatojnë ligjet e as Kushtetutën e Kosovës janë shah në vete të varur kryesisht nga Beogradi. Kështu, veriu nuk është më “as me ne as me ata”, na veç mund ta shohim në ndonjë video, kurse serbet de facto qeverisin me Veriun e Kosovës, Serbia është ajo e cila i ka frerët në dorë. Pse?! Sepse Serbia e ka ëndërr të moçme Veriun e Kosovës, i cili sipas vlerës dhe pasurive nëntokësore që janë aty vlejnë sa dy herë më shumë se sa krejt Serbia. Prandaj, kjo është ëndërr e moçme serbe për ta marrë Veriun më çdo çmim”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

“Për Veriun e Kosovës qe shtatë vite po diskutohet përmes dialogut me Serbinë. Për shtet vite asgjë nuk u arrit që të zgjidhet diçka për Veriun në favor të Kosovës, por për te gjitha këto vite iu dha mundësi dhe kohë që Serbia ti “rras” rrënjët edhe më thellë. Këtë vetë e lejuan negociatoret e Kosovës të pa aftë, të luajtshëm, te korruptuar por edhe me dosje të mëdha brenda Serbisë, Në vend që negociatorët e Kosovës të kërkojnë llogari për krimet e luftës, për dhunimet dhe për shkatërrimet e bëra gjatë luftës ta kryqëzoi Serbinë se pa trajtimin e këtyre çështjeve nuk mund te vazhdoi dialogu. Kjo nuk ndodhi, por ndodhi ajo që nuk ishte dashtë të ndodhë, u nisen tema tjera makabre siç është ndarja, copëtimi dhe korrigjimi i kufijve, pra shkeli në dërrasën e moçme serbe për ndarjen e Kosovës. Kjo e habiti të gjithë botën, pushoi interesimi për Kosovën, u ndalën njohjet, filluan ç`njohjet e shumë te tjera.

Image
Binak Maxharraj

Pra në këtë teren të rrëshqitshëm të Veriu kah Serbia nuk janë të çuditshme deklarata e Ivica Daçiqit, të Aleksandër Vuçiqit të cilët haptas kanë filluar, e sidomos para Samitit të Parisit që të ia bëjnë me dije se çka dëshirojnë të arrijnë  më dialogun midis Serbisë dhe Kosovës”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

Për më tepër, profesori Maxharraj ka shtuar se  Kosova është vet fajtore që lejoj për këto 20 vite që Veriu të rrëshqas nga Serbia e jo nga Kosova.

“Duke e patur parasysh se sa thellë ka rrëshqitë Veriu de facto në Serbi, puna këtu shihet shumë e komplikuar dhe e pa kapshme vetëm me forcën e vetë Kosovës, sepse kryesisht Kosova është vetë fajtore qe lejoj që për këto 20 vite që Veriu të rrëshqas nga Serbia e jo nga Kosova, sepse Kosova nuk kishte llogaritë mirë se çka do te thotë humbja e Veriu. Është një sojë sikur Kosovës të ia këpusësh kokën, a jeton trupi pa kokë jo, pra kjo do te ishte fatale për Kosovën, për njerëzit e saj e sidomos për ekonominë e saj. Kosova vetvetiu është e pa aftë tanimë që ti merr vet frerët për ta ndalë Kosovën drejtë Serbisë, sepse nuk e kemi bërë këtë qe 20 vite kur Serbia i kryente punët e veta në Veri”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Profesori edhe ka përmendur edhe deklaratën e ministrit të punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, i vili ka thënë se veriu i Kosovës nuk mund të jetë nën sovranitetin e Prishtinës.

“E vetmja shpresë është jo edhe aq te OKB-ja, sa vëmendja duhet të përqendrohet  te miku i jonë SHBA-së, por edhe të BE, sidomos të vendet më të fuqishme të Evropës si Gjermania, Britania etj, që ta ndalojnë realizimin e deklaratave të tipit Daçiq. Miqtë tanë të mëdhenj duhet ti ndalin kaçejtë e tipit Daçiq dhe Vuçiq duke ua bërë me dije së duhet ti largojnë duart nga Kosova, të mos përzihen në punët e Kosovës, nëse donë perspektivë evropiane. Por, këtë nuk e lejon as Marrëveshja e Ahtisarit që si kusht për shpalljen e pavarësisë ishte edhe integriteti territorin i Kosovës dhe se kufijtë janë të pacenueshëm, parime këto të cilat u hodhën edhe në Kushtetutën e Kosovës”, ka përfunduar Maxharraj për “Bota sot”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...