Luftoi fyt për fyti në Koshare, ja rrëfimi i luftëtarit nga vija e parë e frontit - Bota Sot
Luftoi fyt për fyti në Koshare, ja rrëfimi i luftëtarit nga vija e parë e frontit

Politika

Luftoi fyt për fyti në Koshare, ja rrëfimi i luftëtarit nga vija e parë e frontit

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 9 qershor 2019 Në ora: 16:05
Binak (Rexhaj) Baudin në Koshare

Luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Binak (Rexhaj) Baudin për gazetën “Bota sot” rrëfen ditën e 11 Majit të viti 1999.

Këtë ditë ai thotë se ka pas luftime në tërë vijën e frontit te Koshares dhe te pozicionet mbrojtëse ku shtriheshin ”Cobrat”, nga Kroi i  Mehmetit e deri në buzë të malit në brezin kufitar me Shqipëri.

Ai thekson se, në natën e 10 majit të vitit 1999 me komandantin e vijes së parë Naser Vllasin Cobra, se rreth orës 20:00 kanë vendosur që të mbeten në detyrë edhe gjatë natës, pasi që kishte shenja se forcat serbe po përgatiteshin për një sulëm të befasishëm.

“Skuadra e Policisë Ushtarake që kishim ardh nga Baza Ushtarake e Kolshit e që komandant e kishim Izet Beqiraj, pas disa ditë luftime ka Rrasa e Koshares në Krahun e djathtë ku Komandant i vijës se parë të krahut të djathtë në drejtimin 777 ishte Abaz Thaçi, si dhe komandant i  drejtimit 777 ishte Fadil Haderxhonaj, tani ne kishim kaluar në kuadër të Kompanisë Vëzhguese Diverzante “COBRA” me Komandant Naser Vllasin, që ishte në vijën e mbrojtjes pikërisht aty ku pretendohej të merrej krahu i majtë, pozicionet më të larta të vijës mbrojtëse ballë për ballë ku zhvilloheshin luftimet po thuaj se çdo ditë. Pasi që në krahun e majtë luftohej çdo ditë në mbrojtje të pozicioneve ku kishin ra dëshmor dhe ishin plagosur nga radhët tana, bashkëluftëtarë tanë, ku aty kishte rënë dhe Komandant Sali Çekaj, çka motivoheshim dhe ngritej morali që ta luftonim armikun serb dhe të mos të shkel më këmba e armikut aty ku është derdh gjaku i bashkëluftëtarëve tanë”, thekson ai.

"Rexhaj" Baudin pohon se, gjatë natës së 10-11 Majit ishin 8 ose 9 ushtarë nën komandën e Naser Vllasit.

“Komandant të skuadrës e kishim edhe më tej Izetin që ishte në detyrë atë natë së bashku me ne, vlen te theksoj ne ishim të rinj. Falë stërvitjeve që kishim realizuar (unë isha i stërvitur nga Hafir Hoxha që në vitin 1998-1999) në repartin e Kolshit ku fizikisht, psiqikisht dhe kishim kondicion të fortë ne ishim të gatshëm t'i bënim ballë çdo lloj ofensive të papritur nga forcat serbe”, tregon ai.

Ai shton se, edhe pse dukej një natë e qetë, dikund pas orës një të datës 11 maj, Izeti Beqiraj shkoj të bisedoj me Naserin, pasi që i dukej se ka disa lëvizje të ushtarëve serb të cilat ne nuk i vërenim.

“Naseri së bashku me Izetin janë ofruar pozicionit të parë në krahun e djathë ku ishte i vendosur një ushtar i joni me mitraloz dhe kishte ndihmësin pranë tij me pushkë automatike ku kanë qëndruar më tepër se një orë. Ne nuk bënim asnjë lëvizje rrinim të heshtur pasi kuptuam se diçka po zihet, mirëpo nuk e kishim ma dert pasi që ju kishim adaptuar luftimeve”, rrëfen luftëtari për natën e 10-11 Majit.

Sipas tij, pas një ore Izeti ka shkuar nëpër çdo pozicion dhe i ka informuar që forcat serbe janë duke u përgatitur për një defensivë të fuqishme, pasi vërehen lëvizjet e serbeve që po i ofrohen vijës së parë ku Naseri ka vazhduar të çëndrojë në pozicion luftimi.

“Deportimi i armikut pikërisht në mes krahit te djathtë të Cobrave dhe krahut të majtë të ushtareve te Abaz Thaçit ku ishim të pozicionuar në vijën e parë të luftimeve, këtë informacion Izeti e kishte marre nga komandanti ynë Naser Vllasi-Cobra për ti njoftuar ushtaret tjerë që të jenë në gjendje gatishmërie. Pas pak çastesh Naseri na bëri vizitë të gjithëve nëpër istikamet ku ishim të pozicionuar dhe na tha të jemi vigjilent dhe të përgatitur për luftime dhe mos të hapim zjarr pasi që mund ti zbulonim pozitat tona dhe të rrezikohemi ne, pasi që ushtria serbe sipas Naserit posedon mjete optike vrojtimi nate, andaj ne duhet të presim të agoi mëngjesi, zjarri mund të hapeni vetëm në rast se na ofrohen në 2 apo 3 m, në raste të tilla qitjet nga armët nga një plumb kurrsesi mos të përdorim brosheri”.

“Nëse detyrohemi të hapim zjarr pa aguar mëngjesi unë dhe Izeti do ta bëjmë pasi që armët tona i këna speciale qe nuk vërehet flaka gjatë të shtënave. Naseri u mundua tërë kohen që ta kontaktoj përmes radiolidhjes Bjeshkën Fadilin për ta informuar për lëvizjet e forcave serbe mirëpo nuk lajmërohej askush, po ashtu provoj ta kontaktoj Bjeshkën 1, as ai nuk lajmërohej dhe të tjerët me sa më kujtohet e ka kërkuar ne bazë “Yllin”, që baza ta informoj Bjeshkën dhe të tjerët”, tregon ai.

Sipas tij, kur u bind Naseri se nuk do të lajmërohen, u kthye prapë nëpër pozicione dhe u tha, asnjë lëvizje mos të bënin jashtë pozicioneve dhe t’i hapin sytë në çdo anë edhe mbrapa. Vijon

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...