Flasin nga LDK: Zbulojnë pritjet e tyre nga Samiti i Parisit - Bota Sot
Flasin nga LDK: Zbulojnë pritjet e tyre nga Samiti i Parisit

Politika

Flasin nga LDK: Zbulojnë pritjet e tyre nga Samiti i Parisit

Nga: N.H Më: 9 qershor 2019 Në ora: 19:08
Foto ilustrim "Bota sot"

Me 1 korrik të këtij viti, udhëheqësit shtetëror të Kosovës dhe Serbisë do të bëhen sërish bashkë në Paris për të diskutuar rreth dialogut mes dy shteteve dhe arritjen e marrëveshjes përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve. 

Takimi që është pasues i atij të Berlinit, me ndërmjetësimin e dy liderëve me të fuqishëm evropian, Angela Merkel e Emanuel Macron, synon që t’i jap kahje finale dialogut që ka filluar mes dy vendeve tash e disa vjet.

Lidhur me këtë, deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se ashtu sikurse në Samitin e Berlinit, edhe në këtë të Parisit që pritet të mbahet në korrik nuk pritet të ndodhë diçka konkrete sa i përket normalizimit të mardhenieve mes dy vendeve.

Image
Naser Rugova

“Sikurse edhe nga Samiti i Berlinit edhe nga ky i radhës në Paris nuk pres diçka konkrete sa i takon zhbllokimit të dialogut Kosove-Serbi, kur kësaj ja shtojmë se pritën ndryshime në vet mekanizmat e BE-së, tani pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian”, ka thënë deputeti i LDK-së, për gazetën “Bota sot”.

Mes tjerash, Rugova ka thënë se mungesa e konsensusit në skenën politike në Kosovë, si dhe në Serbi, e bëjnë edhe më të vështirë që të ketë diçka pozitive në këtë drejtim.

“Mirëpo, edhe mungesa e konsensusit të gjerë politik në Kosovë, por edhe në Serbi, vështirë të pritën hapa konkret në këtë drejtim”, ka përfunduar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova për gazetën “Bota sot”.

Ndryshe, ministri serb i punëve të jashtme, Ivica Daçiq, ditë më parë ka deklaruar se është e pasigurt nëse më 1 korrik do të mbahet samiti i Parisit ndërmjet zyrtarëve të Serbisë e të Kosovës duke shtuar se ai nuk do të mbahet nëse nuk ka shanse që të arrihet një përmirësim i gjendjes, “nëse nuk heqin taksën”, ka saktësuar ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...