Shtatori shembë koalicionin PAN

Politika

Shtatori shembë koalicionin PAN

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 11 qershor 2019 Në ora: 09:36
Koalicioni PAN

Opozita që përbëhet nga LDK, VV dhe PSD ende nuk i ka votat e mjaftueshme për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj. Kjo për faktin se atyre u duhen edhe 3-4 vota, që do të thotë, se ato vota duhet t'i kërkojnë vetëm tek deputetet e shumicës.

Njohësit e çështjeve politike në vend vlerësojnë se shtatori të jete afati më optimal kur opozita do të mund të ngrij mocionin për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Sipas tyre, deri në këtë kohë opozita mund të llogarisë edhe në mbështetjen e një numri të deputetëve nga pozita, të cilët në një farë mënyre veç e kanë shprehur vullnetin e tyre, për ti bashkuar votat me opozitën për mocion ndaj Qeverisë Haradinaj.

Image
Faik Krasniqi

Politologu Faik Krasniqi ka thënë për “Bota sot” se Lista serbe ka shprehur gatishmëri që t'i ofrojë votat e veta për rrëzimin e Qeverisë. Se a do ta mbajnë fjalën mbetët të shihet por unë kam dyshime tek deputetet e PSD-së.

“Jam thellë i bindur që ata do të tërhiqen në momentin e fundit, edhe nëse ndodh që të inicohet mocioni për rrëzimin e Qeverisë dhe kjo Qeveri të rrëzohet, kjo nuk do të ndodh para shtatorit. Pse para shtatorit, sepse 40 përqind e deputetëve janë për herë të parë deputet dhe tek në shtator i bëjnë dy vite si deputet në mënyrë që t'i përfitojnë privilegjet që u takojnë. Kjo është arsyeja pse vendi nuk do të shkojë në zgjedhje para vjeshtës” ka thënë politologu Krasniqi.

Opozita mund të llogarisë edhe në mbështetjen e deputetëve nga pozita

Image
Nexhat Haziri

Kurse, opinionisti Nexhat Haziri konsideron se ka shumë pak gjasa që opozita, të arrijë që ti kompletoj të gjithë numrat e duhur për mocionin ndaj Qeverisë Haradinaj, para se Kuvendi të shkoj në pushim.

“Unë pres që shtatori të jete afati më optimal kur opozita do të mund të ngrij mocionin për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj. Deri në këtë kohë opozita mund të llogarisë edhe në mbështetjen e një numri të deputetëve nga pozita, të cilët në një farë mënyre veç e kanë shprehur vullnetin e tyre, për ti bashkuar votat me opozitën për mocion ndaj Qeverisë Haradinaj”, ka thënë opinionisti Nexhat Haziri

Shahu: Në mes aktorëve politikë përveç interesave, duhet të ekzistojë edhe një minimum besimi

Image
Rexhep Shahu

Ndërsa, analisti politik Rexhep Shahu nuk beson se ka gjasa të kompletohen votat për rrëzimin e Qeverise, kjo për faktin se nuk kanë leverdi, dhe kanë frikë e pasiguri.

“Të tillët nuk e kanë në dorë të ardhmen dhe kjo është lojë shahu. Në mes aktorëve politikë përveç interesave, duhet të ekzistojë edhe një minimum besimi, i cili për momentin mbytet nga dyshimet që kanë politikanët ndaj njëri-tjetrit”, ka thënë analisti politik Rexhep Shahu.

Burjani: PSD, LDK, dhe VV kanë nevojë edhe për tri vota që varen nga PDK

Image
Blerim Burjani

Ndërsa, njohësi i çështjeve juridike dhe politike në vend Blerim Burjani ka thënë se deri më tash ka pasur përpjekje të shtuara që të gjendet një modus për të mbledhë numrat e nevojshme për rrëzimin e kësaj qeverie, e cila njihet se më e dobëta në historinë e Kosovës.

“PSD, LDK, dhe VV kanë nevojë edhe për tri vota që varen nga PDK, dhe nëse veç PDK-ja ofron tri vota atëherë kjo qeveri bie shumë shpejt. Megjithatë do të ishte mirë që të bisedohet edhe me PDK-në për rrëzimin e kësaj Qeverie që të jep tre deputet, përndryshe kjo qeveri është e kotë. Thënë shkurt kjo Qeveri vetëm po shkakton pakënaqësi ,ikje të qytetarëve, jo zgjidhje ekonomike dhe jo stabilitet ndërkombëtar në politikën e vendit”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike e politike Blerim Burjani.

Qeveria mundë të rrëzohet vetëm nga minimi i brendshëm i “PAN-it”

Image
Ismet Haziri

Kurse njohësi i çështjeve politike në vend Ismet Haziri ka thënë për “Bota sot” se njeriu mundë të jetojë edhe nga ëndrrat e bukura, megjithëse ka të tillë që duken se janë zgjuar, por janë në agoni totale.

“E parafrazova në këtë mënyrë, ngase liderët tanë nuk zgjidhen për arritjet dhe inteligjencën e tyre, por sepse ata janë në gjendje të fitojnë besimin e njerëzve dhe praktikat kanë treguar se janë gjithnjë të gatshëm ta tradhtojnë atë besim. Pra cilat janë parakushtet minimale të besimit se kjo opozitë ka vendosmëri dhe forcë që të futët në mocionin e votimit për rrëzimin e Qeverisë. Unë nuk e shoh fare këtë opozitë se ka seriozitet dhe fuqi që ta rrëzojë këtë Qeveri, janë po këta bashkë me pozitën që e kanë degraduar Kuvendin shpirtërisht dhe mendërisht me sjelljet e tyre nën nivelin e përgjegjësisë që ju është deleguar nga populli dhe janë bërë njëjtë kancer i metastazuar i shoqërisë”, ka thënë Haziri.

Sipas tij, tani nuk do të mblidhen numrat, përveç se në mungesë të kreativiteti dhe me qëllim për ti mbuluar edhe dobësitë e veta në punën e Kuvendit.

“Opozita ka përzgjedhur pak popullzim elektoral sa për ti ruajtur për qefin e vetë sondazhet se gjoja po prijnë si të para, këto lojna ndonëse të pista, janë të pranueshme në politikë, e në veçanti në Kosovë. Secili i zgjedhur e mendon vetën e vetë, se a do i sjellë fati prapë të ulet ne karriget e këndshme të Kuvendit, për të i gëzuar rrogat e majme, e privilegjet tjera pa bërë asnjë punë të hairit. Për bindjen time, Qeveria mundë të rrëzohet vetëm nga minimi i brendshëm i “PAN-it” gjë që kjo mundësi edhe mundë të ndodhë pas takimit të Parisit, si rezultat i mos harmonizimit te rrjedhojës së mëtutjeshme të politikave në raport me SHBA-në dhe BE-në ”, ka thënë njohësi i çështjeve politike në vend Ismet Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat