Bashkimi Evropian, në përkrahje të deklaratës së Bill Clinton: Po, Kosova së shpejti në BE - Bota Sot
Bashkimi Evropian, në përkrahje të deklaratës së Bill Clinton: Po, Kosova së shpejti në BE

Politika

Bashkimi Evropian, në përkrahje të deklaratës së Bill Clinton: Po, Kosova së shpejti në BE

Nga: V.R Më: 11 qershor 2019 Në ora: 17:13
Maja Kocijançiq

Ish-Presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, gjatë vizitës së tij në zyrën presidenciale në Kosovë, ka thënë se Kosova është shtet i cili është shembull për botën dhe se sipas tij, Kosova meriton të jetë pjesë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Bota Sot, ka kontaktuar me Kocijancic, zëdhënësen e Frederica Mogherinit, e cila është  ndërmjetësuese e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, e cila në një mënyrë i ka aprovuar pohimet e ish-presidentit amerikan, që Kosova duhet të jetë pjesë e BE-së.

“Kosova ka një perspektivë të Bashkimit Evropian dhe në raportin e fundit Komisioni i ka nënvizuar vlerësimet e tij, duke theksuar mangësitë dhe duke dhënë rekomandime për rrugën përpara”, ka thënë Maja Kocijanciç për “Bota sot”.

Ndryshe, Kosova po shënon edhe njëzet vjetorin e çlirimit të saj që kur ndërhynë trupat e NATO-s në qershor të 1999-tës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...