Krasniqi tregon sy arsyet pse Qeveria nuk do të bie deri në vjeshtë

Politika

Krasniqi tregon sy arsyet pse Qeveria nuk do të bie deri në vjeshtë

Nga: G.B Më: 11 qershor 2019 Në ora: 23:00
Ilustrim

Ka kohë që opozita kanë paralajmëruar se në Kuvend do të dërgojnë mocionin për rrëzimin e Qeverisë.

Një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur dhe kjo për shkak të mungesës së votave për këtë iniciativë.

Së fundmi LDK është aktivizuar për këtë çështje, duke thënë se ju duhen edhe pak vota dhe se vendi do të shkojë në zgjedhje këtë verë.

Image
Faik Krasniqi

Se sa mund të ndodhë një gjë tillë këtë verë, njohësi i çështjeve politike në vend, Faik Krasniqi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se ka shumë arsye që nuk do të bie këtë verë, derisa ka përmendur dy kryesoret.

“Kjo Qeveri për shumë arsye nuk do të bie deri në vjeshtë. Arsyeja e parë është që tash fillon sezoni i verës, dhe gjatë verës nuk mbajnë zgjedhje. Arsyeja e dytë: diku 40 për qind e deputetëve janë për herë të parë pjesë e Kuvendit, dhe në shtator i bëjnë dy vite si deputet. Një deputet që i bën dy vite si deputet, i takojnë edhe privilegjet e shumta. Sidoqoftë, Isa Mustafës nuk i besohet që pas zgjedhjeve prapë bën koalicion me PDK-në”, ka deklaruar Krasniqi për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat