Shtetet më të fuqishme në botë ia shuajnë Ivica Daçiqit ëndrrat për Kosovën

Politika

Shtetet më të fuqishme në botë ia shuajnë Ivica Daçiqit ëndrrat për Kosovën

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 12 qershor 2019 Në ora: 07:53
Ivica Daçiq

“Deklarata e Daçiq për Mitrovicën është një nga provokimet e radhës dhe tregon se Serbia e humbur në arenën ndërkombëtare kërkon të kap çfarë mund të mundët nga dialogu me Serbinë, që fundja të mos duke se iku me bishtin poshtë. Realisht përtej politikës nacionaliste dhe shumë herë primitive, qytetarët e Serbisë e shohin Kosovën të lirë, pra e shohin ndryshe nga politika e sotme serbe”, ka deklaruar Vata për “Bota sot”.

“Veriu i Kosovës nuk mund të jetë nën sovranitetin e Prishtinës dhe ky është fundi”, kjo është deklarata e Ministrit të punëve të jashtme të Serbisë Ivica Daçiq, që e bëri për mediat serbe, e cila shkaktoi reagime të shumta në opinionin publik shqiptar.

Këto deklaratat të tij, po vlerësohen se janë bërë për konsum të brendshëm politik të Serbisë, pasi që opozita serbe ka dalë me një vizion ndryshe prej të Daçiqit.

Shahu: Gjëja më e mirë është shpërfillja

Analisti politik, Rexhep Shahu, në një prononcim për “Bota sot”, i quajtur këto deklarata të Daçiqit, si politikë lokale për vendin e tij të cilat mbajnë gjallë urrejtjen etnike.

Image
Rexhep Shahu

“Askush nuk u vë dot gardh fjalëve të Daçiqit apo të ndokujt tjetër. Ai bën furtunën e tij në gotën e tij, ne shqiptaret kemi punën tonë, kontrollojmë e mbrojmëterritorin tonë kushtetues. Nëse jemi të zotet të bëjmë luftë fjalësh le të bëjmë, por deklarata të tilla të Daçiqit janë për politike lokale në vendin e tij, janë për të mbajt gjallë unat e urrejtjes etnike mes shqiptareve e serbeve, pasi eshët kjo urrejtje që e mban në pushtet një klasë politike që është aktualisht në Serbi”, ka deklaruar Shahu për “Bota sot”.

Për këto deklarata të Daçiqit, ai ka theksuar se Qeveria e Kosovës do të duhet që të bëjë nota proteste ndaj Serbisë.

“Qeveria shqiptare e Prishtinës mundet të bëjë nota proteste, por janë në fund reklame për deklaratat e Daçiçit, gjëja më e mirë është shpërfillja”, ka thënë Shehu për “Bota sot”.

Serbia e humbur në arenën ndërkombëtare

Ndërsa, analisti politik, Ilir Vata shprehet se nuk është hera e parë që ministri i jashtëm i Serbisë bënë deklarata të tilla nacionaliste dhe se deklarata e tij për Mitrovicën është një provokim i radhës i cili tregon se Serbia është e humbur në arenën ndërkombëtare.

Image
Ilir Vata

“Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq nuk është hera e parë që bënë deklarata të tilla nacionaliste, sepse në radhë të parë i shërben kahut politik në Serbi që është kundër integrimit të popullit serb në BE dhe vetë Serbisë.

Bashkimi Eropian ia ka bërë të qartë Serbisë, udha për në BE është dialogu që difinitivisht është njohja e Kosovës si shtet, por ende Serbia nuk është gati për të bërë hapin e madhe njohjen e Kosovës, sepse politika e vjetër në Serbi, njerëzit e Millosheviqit janë ende aktiv dhe të pushtetshëm.

“Deklarata e Daçiq për Mitrovicën është një nga provokimet e radhës dhe tregon se Serbia e humbur në arenën ndërkombëtare kërkon të kap çfarë mund të mundët nga dialogu me Serbinë, që fundja të mos duke se iku me bishtin poshtë. Realisht përtej politikës nacionaliste dhe shumë herë primitive, qytetarët e Serbisë e shohin Kosovën të lirë, pra e shohin ndryshe nga politika e sotme serbe”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Lojë politike

Gjithashtu, edhe Vata shprehet se këto deklarata të Daçiqit janë lojë politike, pasi që opozita në Serbi ka tjetër vizion për integrimin e Serbisë dhe të Kosovës.

“Mendoj se loja dhe provokimi i Daçiq është për përfitime politike, sepse opozita në Serbi ka tjetër vizion për integrimin e Serbisë dhe të Kosovës, por shuplaka i erdhi Daçiq nga një tjetër deputet serb i cili kërkojë në parlament që ti japim Kosovës atë që se kemi pas kurrë, Paqen. Serbia në rrugën e saj evropiane do të kalojë nga Kosova dhe kjo nuk do mend, bota moderne, shtete demokratike më të fuqishme në botë e kanë përcaktuar fatin e shqiptarë, të lirë, të bashkuar dhe në BE”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, Vata potencon se Kosova po negocion me Serbin si shtet dhe se në këtë pikëështë njohur nga Serbia.

“Ndërsa, Kosova tashmë jo vetëm që është shtet i pavarur, por Serbia po bisedon me të si pale, pra shtet me shtet. Që në këtë pikë, Kosova është realisht e njohur nga Serbia dhe nuk janë të pakët politikanët serb që e duan një gjë të tillë, pasi vetëm paqe e bënë Ballkani Europian. Sa më shumë që Serbia të kërkojë territore shqiptare aq më shumë do të rrudhet në territorin e saj sepse ky është realiteti shqiptare në Ballkan. Çdo provokim si Daçiq jo vetëm nuk pinë ujë, por çon ujë në mullirin e shqiptarëve”, ka deklrauar ai për “Bota sot”.

Kurse sa i përket pyetjes së “Bota sot” se cili do të duhet të ishte reagimi i Qeverisë së Kosovës, karshi deklaratave tëDaçiqit, ai është shprehur se ajo nuk ka çfarë bën pasi që deklaratat e tij janë thjeshtë një tymnajë.

“Në këtë rast qeveria e Kosovës nuk ka çfarë bënë, deklarata e Daçiq është një tymnajë, sepse vret më shumë taksa Haradinaj sa fjala e Daçiq. Taksa e Kosovës ndaj Serbisë, ndonëse është kudër marrëveshjes së lirë dhe kërkesë së ndërkombëtarëve për ta hequr, është një masë mbrojtëse, një hendek që i vë Kosova Serbisë për të vazhduar bisedimet, me në krye të radhës njohjen e Kosovës. Shteti i Kosovës thjeshtë mund t`i përgjigjet me një deklaratë, duke i thënë se Kosovës do t`i ngjiten dhe pjesët e tjera që janë lënë gabimisht në anën e Serbisë. E më keq akoma, nëse Serbët kërkojnë kufij, në mullirin e shqiptarëve do rrjedhin lumenj, shqiptarët kanë mundësinë historike të bëhen bashkë në të gjithë trevat e tyre, dhe Ballkani do flas shqip”, ka deklaruar Vata për “Bota sot”.

Maloku: Qeveria të përqendrojë vëmendjen tek përfshirja e veriut brenda sistemit zyrtar të Prishtinës

Ndërkaq, politologu Albinot Maloku, në një bashkëbisedim për gazetën “Bota sot” ka potencuar se deklarata e Daçiçit është vazhdimësi e një pritjeje të tij, për përkufizim ose korrigjim kufijsh.

Image
Albinot Maloku

“Përqasja e Ivica Daçiçit karshi veriut të Kosovës nuk është befasuese, përderisa është po i njëjti qe si zgjidhje gjithmonë ka rekomanduar përkufizimin mes serbëve e shqiptarëve! Edhe deklarimi i tij se veriu i Mitrovicës nuk mund të mbetet nën sovranitetin e Prishtinës është vazhdimësi e një pritjeje të tij për përkufizim ose korrigjim kufijsh”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ai ka deklaruar se nga BE nuk pret ndonjë reagim konkret rreth veprimeve të Serbisë.

“Qeveria e Kosovës në asnjë formë nuk duhet të merret me deklarime të cilat veç i dimë por maksimalisht të përqendrojë vëmendjen tek përfshirja e veriut brenda sistemit zyrtar të Prishtinës. Nga BE nuk pres ndonjë reagim ose insistim e reagim konkret rreth veprimeve të Serbisë”, ka përfunduar Maloku për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat