“Në Kosovën e pas luftës së fundit veprojnë 720 spiunë të stërvitur të betuar të Serbisë”

Politika

“Në Kosovën e pas luftës së fundit veprojnë 720 spiunë të stërvitur të betuar të Serbisë”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 13 qershor 2019 Në ora: 07:54
Foto ilustruese

Përderisa Qeveria e Kosovës nuk propozon masa që të ndalet ikja e rinisë dhe shtresave tjera intelektuale nga Kosova, ikja e tyre do të vazhdojë edhe më tej.

Në anën tjetër, njohësit e çështjeve politike kanë vlerësuar se duhet të ndryshohen tërësisht qeverisësit, që të ndalet ikja e rinisë nga Kosova.

Avni Zogiani nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se koncentrimi i gjatë i politikës në pushtet tek përmbushja e kërkesave klienteliste e jo në zhvillim të vendit, ka bërë që Kosova të kolapsojë ekonomikisht dhe financiarisht.

Image
Avni Zogiani

Sipas tij, ikjet janë një rezultat normal i një vendi që për 20 vjet është koncentruar në tenderë që sigurojnë fitime për politikën, e jo në shpenzime që kthehen në zhvillim.

“Ikja do të vazhdojë për aq kohë sa nuk ka një ndryshim rrënjësor në qeverisje, që i bie që Kosova duhet te ndryshoje tërësisht qeverisësit”, ka thënë Avni Zogiani.

Meha: Në Kosovën e pas luftës së fundit veprojnë 720 spiunë të stërvitur të betuar të Serbisë

Image
Xhevat Meha

Opinionisti Xhevat Meha, ka thënë për “ Bota sot”, se zbrazja e Kosovës ose ikja nga Kosova nuk është diçka e rastësishme, pasi ky fakt është rezultat i një veprimtarie të gjatë, sistematike dhe të papenguar të strukturave të fshehta serbe në Kosovën e pasluftës së fundit.

Sipas tij, nga të dhënat tanimë të publikuara, thuhet se në Kosovën e pas luftës së fundit veprojnë 720 spiunë të stërvitur të betuar të Serbisë.

“Këto struktura janë të shtrira deri në krerë të institucioneve të Kosovës, madje këto struktura kanë instaluar sisteme që degradojnë dhe shkatërrojnë jetën e qytetarëve në Kosovë si: Platforma e mos zbatueshmerisë së ligjit e cila ka mundësuar dhe mundëson funksionimin e një numri të madh sistemesh si: fuqizimi i kriminalitetit nivelet e të cilit tani janë të dukshme nga të gjithë, papërgjegjësia dhe jo llogaridhënia e institucioneve, krijimi i konflikteve dhe prishja e marrëdhënieve ndër njerëzore, paprekshmëria e shkelësve të ligjit e të ngjashme. Pra këto sisteme kanë pothuajse me 10 vjet që janë instaluar dhe tani jemi në periudhën e funksionimit të konsoliduar të tyre”, ka thënë Meha.

Ai konsideron se, të gjitha këto kanë bërë që ndokush të mos mund të gjej ndonjë të ri apo të re, që e sheh Kosovën si vend ku mund të ndërtojë të ardhmen.

“Pra kjo qeveri nuk mund të bëj gjë për arsye se krerët e partive politike formuese të kësaj qeverie janë krerë të ndërtimit të kësaj jete të padurueshme. Problemi është se pothuajse të gjithë krerët e partive politike opozitare janë bashkë ndërtues të këtyre sistemeve”, ka thënë opinionsti Meha.

Mehazi: Për të shpëtuar nga gjëma e ikjes, urgjentisht duhet të rrëzohet kjo qeveri dhe të zëvendësohet me rrugëtimin politik të Albin Kurtit

Image
Sulejman Mehazi

Kurse, njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi, ka thënë se masat e qeverisë së Kosovës janë jo për ta ndalur, përkundrazi, për ta larguar rininë nga Kosova.

Sipas tij, aq janë ngushtuar të rinjtë së bashku me intelektualët e ndershëm, aq shumë janë ngulfatur, saqë kanë mbetur si ato breshkat e robëruara në brendi të shtëpizave mbi trup të tyre dhe tani ju kanë mbetur vetëm kokat e këmbët jashtë trupit të robëruar.

“Qytetarët aq janë të pikëlluar, të pa kënaqur, dhe të lodhur psiqikisht, shpirtërisht dhe ekonomikisht, saqë nuk mund t'i durojnë me këta pushtetar, andaj dhe ngarkojnë mbi shpinë samarët partiake të vëna nga mjeshtrit dinakë qeveritar. Shkurt e qartë, Qeveria e Kosovës e korruptuar në thellësi më të mëdha ka krijuar njeriun breshkë me shtëpizë partiake mbi shpinë dhe njeriun samarë e patkua partiake. Rinisë dhe intelektualëve të Kosovë, ju dalin para dy kushte: ose të pranojnë shtëpizat partiake breshkiane, ose të pranojnë samarët e patkuat partiake, ose të ikin kah sytë këmbët. Dhe për të shpëtuar nga gjëma e ikjes, urgjentisht duhet të rrëzohet kjo qeveri, dhe të zëvendësohet me rrugëtimin politik të Albin Kurtit”, ka thënë profesor Sulejman Mehazi.

Arifi: Qeverisja duhet të ndryshoj duke futur reformat demokratike

Image
Sami Arifi

Kurse, opinionisti Sami Arifi, ka thënë se derisa politika i prinë zhvillimit ekonomik (nuk krijon mundësi lehtësuese për zhvillim ekonomik) ikja do të vazhdojw dhe pushtetarët do të jenë të pa luhatur në pozitat e tyre.

Sipas tij, kjo për faktin se nga se masa popullore do të jetë në varësinë e tyre, pavarësia e të menduarit të lirë të popullit, pa ndikime politike është vetëm kur ata kanë pavarësi ekonomike.

“Sipas mendimit tim kjo arrihet vetëm në decentralizim të partive politike, vije deri te decentralizimi i pushtetit të politikanwve dhe të ketë shumë njësi zgjedhore, e jo si tani një njësi zgjedhore në tërë Kosovën. Masat e ndalimit janë vetëm zhvillimi ekonomik, por këtë po e zëvendëson korrupsioni. Mendoj se për shkak të rrjedhave politike që për momentin ka Kosova me ndërkombëtarët ndoshta duhet ta vazhdojw punën deri në zgjedhjet e rregullta. Qeverisja duhet të ndryshojw duke futur reformat demokratike që i ceka më parë për të arritur deri te shteti demokratik, por vetëm përmes presionit demokratik me vendosjen e votës”, ka thënë opinionisti Sami Arifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat