Këto janë dy familjet që kontribuan më së shumti për Kosovën

Politika

Këto janë dy familjet që kontribuan më së shumti për Kosovën

Nga: A.M Më: 14 qershor 2019 Në ora: 16:19
Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari

Analisti politik, Faik Krasniqi, ka thënë për “Bota sot” se këta politikanë që po na sundojnë që dy dekada, çdo meritë të luftës dhe të pas luftës e kanë monopolizuar.

“Këta politikanë që po na sundojnë që dy dekada, çdo merite të luftës dhe të pas luftës e kanë monopolizuar. Sikur Kosova fillon dhe mbaron me ta. Për këta qelbësira askush nuk ka kontribuar përveç atyre, edhe pse e dimë që këta nuk janë gjë tjetër veçse profitere të pas luftës”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Ai ka folur edhe për mos përmendjen e presidentit Rugova, si dhe kontributin e familjes Jashari në ceremoninë e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

“Presidenti Rugova dhe familja Jashari janë ndër familjet që kanë kontribuar më së shumti për këtë vend. Por familjaret e tyre janë lënë qëllimisht që të shfrytëzohen, për shkak të interesave personale, për shkak që përfitimeve. Respekt për Presidentin Rugova dhe të rënët e familjes Jashari, por jo edhe për anëtarët e gjallët këtyre familjeve, për arsyet qe i ceka!”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat