Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nëpërmjet një deklarate, ka kujtuar kohën kur u zgjodh delegacioni shtetëror për dialog me Serbinë, i përbër nga Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj, shkruan “Bota sot”.
Siç shprehet ajo, ky delegacion përbëhet nga njerëz jo kompetent, pa autoritet dhe pa legjitimitet.
Postimi plotë i Haxhiut:
Para saktësisht gjashtë muajve, në një ditë të diel porsi sot, u gdhimë me 'delegacion shtetëror' për dialog me Serbinë.
Gjatë këtij gjysëmviti ky 'delegacion' që nuk e ka as gjysmën e Kuvendit (59), dhe përbëhet prej politikanëve pa kompetencë, pa autoritet dhe pa legjitimitet, më së shumti takoi znj.Mogherini e nganjëherë vetëm këshilltaren e saj.
Buxhetin prej 300 mijë eurosh e shpërdorën për bileta avioni e dhoma hoteli në Bruksel. Koha Ditore ka raportuar se ky 'delegacion' me gjasë do të dalë jokushtetues nga Gjykata Kushtetuese ku e denoncuan deputetët e LVV dhe LDK.
Ky 'delegacion shtetëror' është më keq se i kotë dhe vetëm në një kuptim 'shtetëror': harxhon buxhetin shtetëror të shtetit më të varfër në Evropë.