Ibrahim Rugova e Adem Jashari trembin për vdekje Hashim Thaçin

Politika

Ibrahim Rugova e Adem Jashari trembin për vdekje Hashim Thaçin

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 17 qershor 2019 Në ora: 14:36
Ibrahim Rugova, Adem Jashari

Me dymbëdhjetë qershor u shënua njëzetvjetori i çlirimit të Kosovës nga Serbia, me ndihmën e jashtëzakonshme të Aleancës Veriatlantike, NATO-s.

Kjo ditë u shënua me aktivitete të ndryshme, por kryesorja ishte ceremonia e mbajtur në Sheshin Skënderbe, ku të pranishëm ishin figura të ndryshe që kontribuuan për çlirimin e Kosovës. Ndër ta, presidenti Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, ish-sekretarja amerikane e shtetit Madeline Albright, Gjenerali amerikan, wesley Clark, i cili udhëhoqi fushatën e bombardimeve kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit etj. Këto figura të rëndësishmembajtën edhe fjalime për ditën e çlirimit.

Po ashtu, para qytetarëve të mbledhur, si dhe mysafirëve të ftuar folën edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministri Rmaush Haradinaj. Por, këta në fjalimet e tyre e thuajse e injoruan kontributin e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova dhe të Komandantit Legjendar Adem Jashari.

Salihaj: Kjo sigurisht nuk ndodhi rastësisht

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar së në këtë ceremoni është injoruar kontributi i personalitetit të presidentit Rugova, si dhe lufta e sakrifica e Adem Jasharit dhe e familjes së tij.

Image
Adem Salihaj

“Në ceremoninë e shënimit të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës-respektivisht të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, u injorua plotësisht kontributi i personalitetit të presidentit Rugova, poashtu edhe lufta dhe sakrifica e Adem Jasharit dhe e familjes së tij”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Zyrtari i LDK-së, mendon se ishte injorim i menduar mirë dhe se ky injorim i këtyre dy figurave u bë nga njerëz të cilët e kanë sjellë Kosovën para situatës që ta humbë shtetësinë dhe territorin.

“Kjo sigurisht nuk ndodhi rastësisht, ishte një injorim i qëllimshëm dhe i menduar mirë. Injorimi i dy figurave kyçe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës u bë nga njerëzit më të pamerituar, të cilët sot e kanë sjellë Kosovën para situatës që ta humbë edhe shtetësinë, edhe territorin. Nuk ka fatkeqësi më të madhe për Kosovën se sa të udhëhiqet nga njerëzit e padijshëm, të korruptuar e të zhytur ne krim dhe të gatshëm ta shesin çdo interes të Kosovës vetëm për lakmitë e tyre të pafund”, ka potencuar Salihaj për “Bota sot”.

Shahu: Shumë vite pas vdekjes së tyre ai u trembet për vdekje Rugovës e Jasharit

Ai ka ritheksuar se në ngjarjet shtetërorë nuk guxojnë të përvetësohen nga individ dhe grupacione politike.

“Ngjarjet e rëndësishme kombëtare dhe shtetërore nuk guxojnë tëpërvetësohen nga individ dhe grupacione politike sepse janë merite e të gjithë atyre që kanë punuar dhe kontribuar për të ndodhur diçka e bukur për kombin dhe shtetin e Kosovës”, ka potencuar Berisha për “Bota sot”.

Ndërkaq, analisti politik, Rexhep Shahu, në një prononcim për “Bota sot” ka ironizuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, duke thënë se dielli lind me leje të tij, si dhe liria ka ardhur falë meritave vetëm të tij.

Image
Rexhep Shahu

“Të gjitha meritat i ka Hashimi, historia fillon e mbaron me Hashimin, dielli lind me leje të Hashimit, liria ka ardhur falë meritave vetëm të Hashimit, pavarësia po ashtu.

Ai ka deklaruar se ceremonia e drejtuar nga Thaçi nuk e zhbën presidentin historik Ibrahim Rugovën as komandantin legjendar Adem Jasharin.

“Koncerti i një ditë drejtuar prej Hashimit nuk e zhbën Rugovën as Adem Jasharin. Njeriu është kujtesa e tij, Hashim kaq njeri është sa kujtesë ka, kaq i vogël është sa shumë vite pas vdekjes së tyre ai u trembet për vdekje Rugovës e Jasharit.

Për më tepër, është shprehur se Hashimi që donë të përvetësojë historinë, por ka më mbete periferik i saj. “Njeriu është kujtesa e tij. Ky është Hashimi që donë të përvetësojë historinë, por ka me mbetur periferik i saj, ka me mbetur i pa dinjitet në histori. Figura e Rugovës dhe Adem Jasharit e lënë nën hije Hashimin e si nuk e di se mund të atyre figurave lartëson veten e tij”, ka shtuar Shahu për “Bota sot”.

Berisha: Kush e anashkalon punën dhe sakrificat e tyre për liri e pavarësi bën një gabim të pafalshëm

Image
Ejup Berisha

Ndërsa, politologu, Ejup Berisha, ka thënë për “Bota sot”, në këto ceremoni duhet patjetër jo vetëm se të përmendet angazhimi, puna kontributi dhe sakrificat e secilit individ që ka punuar, kontribuar dhe sakrifikuar për subjektivitetin e shtetit të Kosovës, por është shumë e rëndësishme përmes kësaj të çmohet dhe vlerësohet puna, kontributi dhe sakrificat e aktorëve kryesor politik, ushtarak dhe kombëtar”.

“Është shumë mirë që të shënohen përvjetor shumë të rëndësishme kombëtare dhe shtetërore. Si dita e intervenimit të NATO-s në vitin 1999 në Serbi, Dita e fitores ndaj okupatorit serb po të njëjtin vit, si dhe dita e shpalljes së pavarësisë së Kosovës 17 shkurt të vitit 2008. Këto janë ngjarje shumë të rëndësishme kombëtare dhe shtetërore përmes të cilëve identifikohet rruga e zhvillimit dhe përparimit të një kombi. Dhe në këto manifestime duhet festuar dhe gëzuar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim kombi, feje,race dhe përkatësie ideologjike dhe partiake. Këto ngjarje janë shumë të rëndësishme sepse janë pjesë e pandashme dhe shumë e rëndësishme e një ecurisë historike dhe politike të kombit. Në to duhet patjetër jo vetëm se të përmendet angazhimi,puna kontributi dhe sakrificat e secilit individ që ka punuar, kontribuar dhe sakrifikuar për subjektivitetin e shtetit të Kosovës por është shumë e rëndësishme përmes kësaj të çmohet dhe vlerësohet puna,kontributi dhe sakrificat e aktorëve kryesor politik, ushtarak dhe kombëtar”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, ai ka shtuar se mos përmendja e presidentit historik dhe komandantit legjendar është një lëshim dhe gabim i madh trashanik i organizatorëve, prapë se prapë këta do të mbesin ideatorët dhe kontribuuesit më të madhej të çështjes së lirisë dhe shtetësisë së Republikës së Kosovës.

“Dëgjoj se në manifestimin për 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës askush nuk e ka përmendur kontributin e Liderit të madh dhe emblematik Z. Ibrahim Rugova dhe të heroit legjendar komandantit Adem Jashari. Kjo është një lëshim dhe gabim i madh trashanik i organizatorëve të atij manifestimi i papranueshëm sepse i hedh një njollë apo një hije të keqe vet manifestimit. Këta kanë qenë janë dhe do të mbeten ideatorët dhe kontribuuesit më të madhej të çështjes së lirisë, pavarësisë dhe shtetësisë së Republikës së Kosovës”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Berisha, ka shtuar se kush e bënë një anashkalim të tillë bënë një gabim të pafalshëm dhe të papranueshëm, pasi që pa presidentin Rugova, pa komandantin Adem Jashari si dhe kontribuuesit e tjerë nuk do të kishe liri dhe pavarësi.

“Kush e anashkalon dhe e minimizon angazhimin, kontributin, punën dhe sakrificat e tyre për liri dhe pavarësinë e Kosovës bën një gabim të pafalshëm dhe të papranueshëm. Pa Rugovën e madh pa Adem Jasharin legjendar dhe pa kontributin e bijve dhe bijave të tjerë të kombit shqiptar nuk do të kishte liri pavarësi dhe shtetësi të Kosovës e as Kosovë si shtet”, ka thënë Berisha për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat