Për faj të politikës po ikin mjekët nga Kosova

Politika

Për faj të politikës po ikin mjekët nga Kosova

Nga: D. B Më: 17 qershor 2019 Në ora: 15:53
Kushtrim Kadriu

Fakti se kategoria më e ngritur e shoqërisë mjekët e vendit po ikin për në perëndim, është mjaft shqetësuese për ne. Kështu ka vlerësuar Kushtrim Kadriu, nga Lëvizja Vatra,i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se kategoria e mjekëve e çmuar ajo e medicinës po gjen rrugë të hapur për të ikur, pasi që diplomat e tilla po njihen në Evropën Perëndimore.

“Një familje në Kosovë në fukarallëkun e saj mezi arrin të shkollojë një fëmijë pasi kosto është e lartë. Kur llogaritë një fëmijë të shkollës së mjekësisë ta shkollosh, kosto është tre herë më e lartë, pasi që vitet e shkollimit janë më të gjatë se drejtimet e tjera, si dhe literatura për këto drejtime është shumë më e shtrenjtë se e drejtimeve tjera.

Të bëjmë një analizë të thjeshtë: afro 300 euro është kosto e një muaji; dhe të bëjmë të shumëzojmë me 12 muaj koston vjetore, -është 3600; prapë shumëzojmë me 6 vite kosto më e vogël për studentë që nuk humbin as edhe një minut, -është 21.000 euro, pa futur edhe literaturën e cila shkon deri në 7000 euro”, ka thënë Kadriu.

Sipas tij, më e pakta kosto e shkollimit ashtu arrin 30.000 euro, edhe pse ana financiare nuk duhet shikuar fare tek e fundit, por është me rëndësi të ceket se ata që na duhen ne më së shumti, -ne po i dërgojmë jashtë shtetit, vetë trurin. “ Shtrohet pyetja; kush do të na kontrollojë ne në ambulantë e në spital? -Mjekët e dobët. ata që nuk arrijnë të dalin jashtë apo mjekët ne pension do të vazhdojnë të punojnë deri në moshën 80 vjeçare”, ka thënë Kushtrim Kadriu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat