Si mundet Thaçi të kërkoj falje nga Serbia pa e humbur asnjë pulë në luftë!?

Politika

Si mundet Thaçi të kërkoj falje nga Serbia pa e humbur asnjë pulë në luftë!?

Nga: D.B Më: 17 qershor 2019 Në ora: 15:59
Hashim Thaçi

Para disa viteve kur Hashim Thaçi u katandisë për President të Kosovës më vota të kontrabanduara për disa kohë si refren e kishte pajtimin me Serbinë pa kushte, sikurse në Kosovë të mos kishte ndodhë asgjë, dhe sikur të mos kishte pas as luftë e as gjenocid nga ana e Serbisë mbi popullin shqiptar.

Kështu ka vlerësuar Pr. Dr. Binak Maxharraj i cili në një prononcim për “ Bota sot” ka thënë se presidenti Thaçi përziu ç’përziu dhe në  fund kjo mesele e tij nuk piu ujë.

“Në ceremoninë për përvjetorin e 20 të çlirimit të Kosovës nga NATO-ja, që në këtë ceremoni siç u pa hapas të gjitha meritat i kishte përvetësuar i ashtuquajturi Shtabi i dikurshëm i Rognaerit në krye me Hashim Thaçin, sepse kjo ceromoni, pos qe ia dhanë madhështinë miqtë tanë nga Amerika Clinton Albrajt dhe Klark, ishte një ceremoni e zbehtë, pa pjesëmarrjen e opozitës e cila përfaqëson mbi 50% të popullatës së Kosovës, pa ftesat apo pjesëmarrjen edhe të shteteve fqinje, pos Shqipërisë ,dhe më një pjesëmarrje jo forte masive të qytetareve, të cilët kishin dale më shumë për ti nderuar mysafiret e nderuar nga Amerika, se sa për udhëheqësit tanë të cilëve populli edhe filloi tu fishkllonte, e sidomos Hashim Thaçit për katandisjën e Kosovës drejtë humnerës me skandale, afera dhe plaçkitje të Kosovës që si pasojë ka ikjen masive të të rinjve nga Kosova”, ka thënë Pr. Dr. Binak Maxharraj.

Sipas tij, në këtë ceremoni apo manifestim e mbajti një fjalë rasti të shkurtër por domethënës edhe Kryeministri Ramush Harajdinaj i cili tha haptas para krejt botës edhe një here ia bën më dije Hashim Thaçit të mos luaj me territorin e Kosovë.

“Por, unë mendoj së Kryeministri në atë fjalim të shkurtër tha edhe diçka çfarë nuk ishte deshtë të thuhet, apo e tha për hire të opinionit. Por megjithatë ai tha: "Popull ynë guxon me u pajtua me Serbinë, i bëjmë thirrje presidentit Vuçiq ta njohë Kosovën në kufijtë aktual. Kosova është e gatshëm për pajtim me Serbinë, këtë e bëjmë në shenjë mirënjohje ndaj SHBA-ve”. Vërtet Kryeministër a je n ‘vetë apo të kenë len, apo e patë nga ngazëllimi për të thanë diçka të madhe bash në këtë manifestim kur krejt bota i kishte sytë nga ne. Unë mendoj së nuk e ke bekimin e popullit të çirresh për pajtim me Serbin. Jo, Kryeministër Serbia se bashku me Vuçiqin dhe Daçiqin kanë bërë gjenocid ne Kosovë. Ata duhet ti pastrojnë disa hesape me Kosovën para se ti thërrasësh për pajtim falje. Po, Kryeministër si është e mundur që viktima ti kërkoj fale vrasësit. A nuk është ky nënçmim, a nuk është ky poshtërim. Kjo nuk ka ndodhë askund në botë pos te ti dhe Hashim Thaçi. Pse Kryeministër i bini në gjunjë një garniture vrastare e cila sot, nuk qeverisë, por sundon me Serbin”, ka thënë Maxharraj.

Ai konsideron se Vuçiq dhe Daçiq janë njësojë si Millosheviqi dhe populli i Serbisë populli më nacionalist-shovenist më primitive në botë.

“Asgjë nuk ka ndryshuar në mentalitetin e tyre vrastar. Me ju dhanë raste nesër ta hakun kokën. Këta e mbajnë popullin serb ne ethet dhe euforinë nacionaliste. Këta sot i urrejnë dhe i fyejnë shqiptaret siç po bëjnë për çdo ditë Vuçiq, Daçiq dhe Bernabiq. Këta, edhe sot e pas 20 vite e mbajnë popullin serb ne karantinë informative gjysma e popullit serb hala nuk dinë vërtet se çka ka ndodhë në Kosove ne vitet e nën dhjeta, por janë këta te cilët njësoj si Millosheviqi e bëjnë dhe e ushqejnë popullin serb më nacionalizëm të tërbuar kundër shqiptareve. Mos harro Kryeministër kjo klasë fashiste, çetnikë ne Serbi nuk donë pajtim, por ajo don tokë Kosove, pa këtë ajo zor do të çkapët nga Veriu i Kosovës. Kryeministër mund të çirresh deri në kup të qiellit duke e thirrë Serbin për pajtim me thirrjen tënde se” populli shqiptar guxon me u pajtua me Serbinë “ti nuk e ke mandatin të flasësh në emër të popullit. Ti e dine forte mire së ky popull ka përjetuar katrahurën më të tmerrshme nga regjimi fashist i Millosheviqit, i ka humbur mbi 13 mijë civil, janë përdhunuar mbi 20 mijë nana, bijat dhe vajzat tona ndërsye familjareve, janë djegë mbi 130 mije shtëpi, Kosovën e patën ba tokë të djegur. Ti kërkon pajtim më Serbin vrastare, kur vetë Serbia nuk e kërkon, e as qe do ta kërkoj për derisa të jetë kjo garniture vrastare në pushtet në Serbi”, ka thënë Maxharraj.

Sipas tij, politikanët tanë në mënyrë kaq të poshtër po i nënshtrohen Serbisë, krejt e krejt po qysh nuk po të dhembët gjaku i familjarëve të rënë në luftë për çlirimin e Kosovës.

“Madje Hashim Thaçi nuk e ka humbë asnjë pulë, e lere më ndonjë anëtarë të familjes që ti kërkojë pajtim Serbisë apo ta detyrojë që të kërkoj falje Serbia kur ajo vetë nuk e dëshiron këtë. Të e fundit Kosovës edhe nuk i duhet një nënshtrim i tepërte ndaj Serbisë, ne vend se ajo ti nënshtrohet Kosovës për gjenocidin e bamë në Kosovë, e cila bile as kërkim falje nuk kërkon. Pse na duhet t’i rrasemi kaq shumë e kaq keq Serbisë duke e poshtëruar vetën, duke i rënë ë gjunjë. Këtë e bëjnë vetëm servilet e tipit të Hashim Thaçit, së këndejmi ruaje nivelin tënd, mos bjerë në atë të Hashim Thaçit. Sepse ai është pa nivel nuk na duhet neve as njohja nga Serbia, nuk kemi nevojë për njohjen e saj, e aq më pak nuk kemi të drejtë që të dëmtojmë vendin duke ba ndonjë korrigjim të kufirit në dobi të Serbisë, në këmbim të njohjes nga Serbia, jo, jo nuk na duhet njohja e saj, nuk kemi nevojë për njohjen e Serbisë vrastare. Nuk kemi nevojë sepse Kosova është me e fuqishme se sa Serbia, sepse pas saj qëndrojnë fuqitë më të mëdha të botës siç është SHBA,  dhe do ta kthjellte pak, ka thënë Pr. Dr. Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat