Deputetja e VV-së për deklaratën e Veselit: Qesharake, nëse e lufton korrupsionin duhet t’ia fillojë nga vetvetja

Politika

Deputetja e VV-së për deklaratën e Veselit: Qesharake, nëse e lufton korrupsionin duhet t’ia fillojë nga vetvetja

Nga: G.B Më: 17 qershor 2019 Në ora: 23:09
Lëvizja Vetëndosje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kreu i PDK-së, sot tha se do ta çlirojë Kosovën nga korrupsioni, ashtu siç ka luftuar kundër Serbisë.

“E kemi përfunduar luftën për pavarësi, por jo për shtetin e së drejtës. Sot jam këtu që të zotohem se ashtu siç kam luftuar për çlirimin e Kosovës, ashtu do të luftojmë që Kosovën ta çlirojmë nga korrupsioni dhe abuzimet”, ka thënë Veseli.

Lidhur me këtë deklaratë, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, ka thënë për gazetën “Bota sot” se deklarata e Veselit është qesharake dhe nuk i beson askush, pasi nëse e lufton korrupsionin, ai duhet ta luftojë dhe veten, por që sipas Millakut, ai këtë e bën pasi po e sheh rënien e PDK-së, derisa shton se fundi i PDK-së është çlirimi i vërtetë i Kosovës.

Image
Drita Millaku

“Kadri Veseli nëse e lufton korrupsionin duhet t’ia fillojë nga vetvetja. Pra, kjo i bie që 90% të partisë së vet do t’i burgosë e në fund edhe veten. Andaj deklarata e Veselit për luftimin e korrupsionit është shumë qesharake, dhe nuk i beson askush. Kadri Veseli është duke e parë rënien e PDK-së me sy.  Për këtë është i vetëdijshëm edhe ai vet fundi i PDK-se vjen shumë shpejt. Dhe fundi i PDK-së është çlirimi i vërtetë i Kosovës”, ka deklaruar Drita Millaku për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat