Zyrtarët e PDK-së sulmuan protestuesit e qetë, Avdullahu: Nga kush pati frikë?

Politika

Zyrtarët e PDK-së sulmuan protestuesit e qetë, Avdullahu: Nga kush pati frikë?

Nga: D. B Më: 18 qershor 2019 Në ora: 11:39
Faton Abdullahu

Partia Demokratike e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka penguar shoqërinë civile të afrohet pranë zyrave të partisë të cilët po e kundërshtonin Projektligjin për Financimin e Subjekteve Politike.

E njëri nga zyrtarët i cili besohet të jetë sigurim në partinë e Kadri Veselit, ka kërcënuar me armë aktivistët që të mos i afrohen zyrave të partisë. Më pas përfaqësuesit e OJQ-ve janë larguar me dhunë nga sigurimi i PDK-së.

Gjatë ditës së hënë organizatat e shoqërisë civile kanë marshuar në kundërshtim të Projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të fushatës së 100 organizatave të shoqërisë civile, për kundërshtimin e miratimit të Projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike. Ato vlerësojnë se Projektligji është në kundërshtim me frymën kushtetuese, cenon standardet ndërkombëtare për financimin e partive politike, e në veçanti rekomandimet e Komisionit të Venedikut.

Publicisti Faton Abdullahu ka thënë për “Bota sot” se të sulmohet shoqëria civile nga pjesëtarët e sigurimit të një partie politike është skandaloze.

Ai ka thënë se vështirë shpjegohet ky sulm, pasi në këtë rast sulmi tregon për konfidencën e plotë dhe arrogancën hamshore të atyre që jetojnë e veprojnë brenda një rrethi ku shprehja e disiplinës qorre është premisë për ngjitje në shkallët e hierarkisë.

“Fakti se partitë tjera politike nuk vepruan kështu njëjtë edhe pse kështu njëjtë u soll shoqëria civile me të gjitha partitë politike, përkatësisht afër të gjitha selive të tyre në Prishtinë, e bën edhe më me faj PDK-në. Lind pyetja se përse PDK-ja veproj kështu duke sulmuar? Nga kush vallë pati kaq frikë, dhe prej nga ky reagim në disproporcion me rrezikun që në të vërtetë nuk vinte nga askush??:!!! Së paku PDK-ja duhet të kërkoj falje nga protestuesit e qetë, të cilët kishin qëllim të qartë se çfarë duan dhe si duan ta bëjnë këtë”, ka thënë publicisti Abdullahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat