Mogherini, qytetarëve të Kosovës: Fajin për dështimin e liberalizimit të vizave, kërkoni tek vetja

Politika

Mogherini, qytetarëve të Kosovës: Fajin për dështimin e liberalizimit të vizave, kërkoni tek vetja

Nga: v.r Më: 18 qershor 2019 Në ora: 16:07
Frederica Mogherini

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian, gjatë mbledhjes së sotme ka nënvizuar pikat që sipas tyre nuk i ka përmbush as përafërsisht qeveria e Kosovës dhe për pasojë i është dhënë nota negative për liberalizim të vizave edhe për një periudh kohore, shkruan “Bota sot”.

Bota sot, ka kontaktuar zyrtarën e lartë të BE-së, përkatësisht zëdhënësej e Frederika Mogherinit, e cila ka thënë se Bashkimi Evropian, në njëfarë mënyrë ka bërë të vetën dhe se përgjegjësia për dështimin e liberalizimit të vizave, i takon qeverisë së Kosovës.

“Në korrik 2018, Komisioni konfirmoi se Kosova ka përmbushur të gjitha standardet e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave, duke përfshirë dy kërkesat e mëparshme: 1. Ratifikimi i marrëveshjes së ndarjes së kufirit me Malin e Zi dhe 2. Përforcimi i një rekordi në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsioni (njoftimi i plotë për shtyp këtu). Tani është që Parlamenti Evropian dhe Këshilli të miratojnë propozimin e Komisionit për dhënien e udhëtimit pa viza për qytetarët e Kosovës”, thuhet në përgjigjen zyrtare nga BE-ja.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat